Gylsereni shkon të jetojë në shtëpinë e Xhihanit

Intervista - - TELENOVELA -

Nuraji kërkon të takohet me Xhansunë dhe i tregon asaj se ka lindur vëllain e saj, fëmijën e Ozkanit. Rahmiu në njëfarë mënyre gëzohet nga kjo që mori vesh, pasi është i sigurt se kjo do t’i ndihmojë shumë në gjyqin e hapur për Xhansunë, kurse kjo e fundit kënaqet me fëmijën e vogël. Osmani lajmëron Xhandanin për këtë që ka ndodhur dhe ajo i merr masat menjëherë për ta çuar Nurajin e beben në një vend ku nuk mund t’i gjejë njeri. Kështu, Jëlldërëmi më kot shkon te Kerimani dhe i bie telefonit të Nurajit, pasi ajo tashmë e ka telefonin të mbyllur.

Xhandani nga ana e saj, po përgatit një plan tjetër, për të cilin, komunikon me një person në Skype dhe i kërkon atij të vijë sa më parë në Stamboll. Hazalli, që nuk është në gjendje të mirë psikologjike, i kërkon Gylserenit të qëndrojë me të dhe të mos e lërë kurrë. Xhihani përgatit dërgimin e Hazallit në shtëpinë e tij dhe së bashku me Dilarën, diskutojnë se si do të bëjnë me të dyja vajzat në të njëjtën shtëpi. Në këtë moment, Dilarën e njofton e motra në Amerikë se e ëma është shumë keq dhe Dilara është e detyruar të niset me urgjencë për në Amerikë. Hazalli dërgohet në shtëpi, ku për të kanë punësuar një infermiere, por ajo këmbëngul që Gylsereni të qëndrojë me të. Edhe Xhihani e Xhansuja i luten Gylserenit të qëndrojë dhe ajo nuk ka zgjidhje tjetër veçse të qëndrojë në shtëpinë e Xhihanit, në të njëjtën dhomë me Hazallin. Hazalli vazhdon të tregohet shumë e zemëruar me Xhansunë, e cila nga ana e saj ndihet gjithashtu shumë keq pas të gjitha atyre që ndodhën.

Babai i Nurajit plagos

Dikush i telefonon Ozanit për t’i treguar se në cilin lokal e kanë parë Mygen. Ozani shkon në mbrëmje atje, por një klient që e ndjek me sy, pa e vënë re ai, i fut një qese drogë në xhep. Në lokal vjen policia për të bërë një konroll rutinë dhe i gjejnë Ozanit drogën, kështu që e dërgojnë menjëherë në paraburgim, pa i dhënë atij mundësinë për t’i telefonuar të atit ose Jëlldërëmit. Alperi flet në telefon e më tej takohet në errësirë me një person. I lumtur, ai i thotë Sollmazit se tashmë, nuk do të ketë më Xhihan Gyrpënar, por pa i treguar asaj hollësitë se pse e thotë këtë. Natën, Hazalli ankohet se dëshiron që Gylsereni edhe të flejë me të, pasi nuk e do infermieren. Gylsereni shkon urgjentisht natën te Hazalli dhe fle me të.

Babai i Nurajit shkon ta takojë Ozkanin në ofiçinën e Enginit dhe sillet shumë ashpër me të. Ai i thotë se duhet të martohet urgjentisht me Nurajit dhe kur Ozkani i thotë se ka qenë Nuraji që i ka ardhur mbrapa dhe se nuk ka ndërmend të martohet me vajzën e tij. I inatosur, babai i Nurajit e qëllon me pistoletë... Engini e dërgon menjëherë në spital, ku Ozkani i nënshtrohet operacionit.

Dilara kthehet në shtëpi papritur dhe shokohet kur e gjen Gylserenin në shtëpinë e saj. Dilara zemërohet dhe nis të grindet me të dhe Xhihanin, duke i akuzuar se kanë nisur të jetojnë bashkë, në mungesën e saj. Dilara nuk e beson se ka qenë Hazalli ajo që e ka kërkuar Gylserenin të qëndrojë dhe i kërkon Gylserenit të ikë prej aty. Gylsereni niset të dalë, por Xhihani nuk e lejon atë dhe thotë se do të qëndrojë aty derisa të shërohet Hazalli dhe derisa kjo të ketë dëshirë të qëndrojë me nënën e saj. Ndërkohë që ata grinden, Hazalli ka dalë me karrigen e saj me rrota në buzë të detit dhe i kërkon infermieres t’i sjellë një gotë me ujë.

E zemëruar, Dilara largohet nga shtëpia. Në të njëjtën kohë që Hazalli thërret për ndihmë, makina e Xhihanit shpërthen, për shkak të një bombe që kanë vënë në të. Nga ana tjetër, Hazalli bie në det dhe po mbytet. Gylsereni vrapon drejt saj dhe hidhet në det. Edhe Xhihani, i thirrur nga Xhansuja, hidhet në det për të shpëtuar Hazallin. Ai e gjen dhe e nxjerr jashtë, ku më në fund, Hazalli nis të marrë frymë. Hazalli dërgohet menjëherë në spital.

Dilara është në kafe me Sollmazin, kur Azmiu e lajmëron për bombën që ka shpërthyer pranë shtëpisë së tyre. Ajo niset menjëherë për atje, ndërkohë që Sollmazi merr shaminë që ajo ka përdorur, për të bërë provat e ADNsë.

Kur sillet në shtëpi, Hazalli vazhdon me sjelljen e saj të egër kundër Xhansusë dhe përpiqet ta bëjë xheloze këtë të fundit për Gylserenin. Rahmiu ka sërish probleme me Sergejin, personin të cilit i ka borxhe për shkak të kumarit. para se të ikë, duhet t’i japë bluzën që i ka marrë. Sërish Xhihani nuk lejon që Gylsereni të largohet nga shtëpia dhe u bërtet të dyjave që t’i lënë këto grindje mënjanë, ndërkohë që po ndodhin kaq shumë gjëra të këqija në shtëpinë e tyre. Sollmazi e akuzon Alperin se e ka vënë ai bombën në makinën e Xhihanit, por ai e mohon kategorikisht. Policia vihet në hetim të personave që kanë shkaktuar aksidentin. Jëlldërëmi e nxjerr Ozanin nga burgu dhe ai u tregon me hollësi se çfarë ka ndodhur në lokal. Xhihani e Jëlldërëmi nisin të besojnë se të gjitha këto që po ndodhin janë pjesë e një plani kundër tyre, pa e kuptuar se kush mund t’i urrejë kaq shumë.

Ozani zemërohet me Xhihanin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.