Hazalli ndien në këmbë lotët e Gylserenit

Intervista - - TELENOVELA -

Dilara gjen Gylserenin në shtëpinë e saj

Ndërkohë që Gylsereni, ende e shokuar nga ajo që ka ndodhur, i fërkon këmbët Hazallit dhe qan, ajo ndien lotin e së ëmës që bie në këmbën e saj. Hazalli lumturohet, por nuk i tregon askujt se ka filluar t’i ndiejë këmbët...

Pasi del nga dhoma e Hazallit, Gylsereni pëson një krizë për shkak të shokut që ka kaluar dhe nis të dridhet. Xhansuja, e frikësuar, i jep asaj bluzën e së ëmës dhe përpiqet ta qetësojë. Xhihani i gjen ashtu dhe shkon edhe vetë të ngushëllojë Gylserenin, duke i mbajtur asaj duart. Kjo është skena që sheh Dilara sapo futet në shtëpi...

Dilara grindet sërish keq me Gylserenin, duke e akuzuar atë se ndërsa Hazalli po pësonte aksident, ajo e ka mendjen te dashuria dhe i thotë se po përpiqet t’i marrë gjithçka që ka. Gylsereni niset të ikë, por Dilara e ofendon, duke i thënë se

Gylsereni bisedon me Xhansunë dhe i thotë asaj se nuk e do Hazallin më shumë se atë dhe se të gjitha ato për të cilat e akuzon Dilara, nuk janë të vërteta. Xhansuja tregohet mirëkuptuese dhe ia bën të qartë se ajo e kupton që ajo dhe Xhihani duhen...

Ozani kthehet në shtëpi dhe Dilara nis t’i flasë kundër Gylserenit e Xhihanit. Xhihani e mbledh të gjithë familjen në një mbledhje familjare dhe kërkon që të mos ketë më grindje mes tyre. Kjo e zemëron Dilarën dhe Ozanin, gjithashtu, të cilit i kujtohen fjalët e Dilarës. Ai zemërohet me të atin e Gylserenin dhe ikën pas së ëmës, duke i dhënë asaj të drejtë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.