Xhihani merr përsipër borxhin e Rahmiut

Intervista - - TELENOVELA -

Rahmiu kthehet në shtëpi dhe Xhihani i kërkon t’i tregojë se kujt i ka borxhe dhe sa. Rahmiu është i detyruar t’i tregojë atij për Sergejin dhe Xhihani i kërkon që të lërë

Kerimani shkon te Xhandani për t’i treguar për Ozkanin, por Xhandani i thotë se ajo nuk është më avokatja e tij.

Bashkë me Nurajin dhe fëmijën, Ozkani shkon në shtëpinë që ka marrë me qira, por pronari i thotë se Xhandani e ka ndërprerë marrëveshjen dhe Ozkani nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të kthehet në shtëpinë e Kerimanit. Xhihani përpiqet të kuptohet me Ozanin, por është e kotë... ai është shumë i zemëruar me të atin, për t’i mirëkuptuar vendimet e tij.

Kerimani shkon në shtëpinë e Dilarës, duke i thënë asaj se ka ardhur t’i tregojë Xhansusë se babai i saj i vërtetë është plagosur. Dilara nuk i tregon se Xhansuja është në shtëpi, por Kerimani nuk ikën. Kur shikon Gylserenin, Kerimani e akuzon atë se e arriti atë që deshi, para dhe burrë dhe çfarë nuk thotë për të. Xhansuja, që i dëgjon këto akuza, shokohet dhe nis të qajë në dhomën e saj. Ndërsa kujton edhe fjalët e Dilarës, ajo nis të dyshojë se vërtet Gylsereni është aq e keqe sa e përshkruajnë të gjithë...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.