Diagnostikimi i SMDH-së

Intervista - - SHENDET -

1. Sëmundja e mëlçisë së dhjamosur nga konsumimi i alkoolit

Ju mund ta keni këtë sëmundje nga pirja me shumicë e alkoolit, bile ajo mund të shfaqet edhe pas një periudhe të shkurtër të të pirit me shumicë. Një rol në të qenit alkoolik luajnë edhe gjenet, pra, mund ta trashëgoni nga prindërit. Ato gjithashtu mund të ndikojnë në mënyrën se si trupi juaj përpunon alkoolin që konsumon. Gjëra të tjera që mund të ndikojnë në gjasat tuaja për të pasur një sëmundje të tillë janë: Hepatiti C (i cili mund të shkaktojë inflamacion të mëlçisë), një sasi e madhe e hekurit në trup, të qenit obez, etj.

2. Sëmundja e mëlçisë nga shkaqe joalkoolike

Nuk janë të qarta shkaqet që shkaktojnë këtë lloj sëmundjeje, por zakonisht, ajo është e trashëgueshme dhe ndodh më shpesh te njerëzit e moshës së mesme që janë mbipeshë, ose obezë. Këta njerëz shpesh kanë edhe kolesterol të lartë, edhe diabet. Shkaqe të tjera janë: Ilaçet, hepatiti viral, sëmundje autoimunitare, ose të trashëguara të mëlçisë, rënia e shpejtë në peshë, kequshqyerja. Disa studime kanë treguar se, nëse keni shumë baktere në zorrët e holla dhe ndryshime të tjera në zorrë, kjo mund të ketë lidhje me sëmundjen e mëlçisë së dhjamosur joalkoolike.

Mëlçia e dhjamosur akute nga shtatzania

Ndodh rrallë, por dhjami mund të grumbullohet në mëlçinë e një gruaje që është shtatzënë. Kjo mund të jetë me rrezik si për gruan, ashtu edhe për fëmijën dhe mund të çojë te një mosfunksionim i mëlçisë, apo i veshkave te të dyja palët. Gjithashtu, mund të shkaktojë një infeksion apo hemorragji serioze. Askush nuk e kupton plotësisht pse ndodh kjo gjë gjatë shtatzanisë, por një rol mund të luajnë hormonet. Kur gruaja diagnostikohet me këtë sëmundje, është e rëndësishme që bebja të lindë sa më shpejt të jetë e mundur. Megjithëse gruaja mund të ketë nevojë për kujdes intensiv disaditor, shpesh mëlçia rikthehet në gjendjen normale brenda pak ditësh.

Simptomat e SMDH

Ju mund të keni SMDH dhe të mos e kuptoni. Në fillim, kjo sëmundje mund të mos ketë simptoma. Me kalimin e kohës, viteve, bile edhe dhjetëvjeçarëve, ju mund të keni probleme të tilla si: Ndiheni të lodhur, keni rënie në peshë ose rënie oreksi, dobësi, të vjella, konfuzion, hutim ose probleme në përqendrimin. Ju mund të keni edhe simptoma të tjera, si zmadhim mëlçie, dhimbje në qendër, ose djathtas barkut, ose lëkura e qafës ose nën sqetulla ka njolla me ngjyrë të errët. Nëse e keni sëmundjen nga konsumimi i alkoolit, do të vini re se simptomat mund të përkeqësohen pas një periud- he që keni pirë shumë.

Ju gjithashtu mund të keni cirozë, një sëmundje të mëlçisë. Simptomat e saj janë: Grumbullim të lëngjeve në trup, hemorragji të brendshme, zverdhje të lëkurës dhe syve, atrofi e muskujve dhe mosfunksionim i mëlçisë.

Ju mund të zbuloni se e keni këtë sëmundje gjatë një kontrolli rutinë. Doktori juaj mund të vëre re se mëlçia është më e madhe se zakonisht. Mënyra të tjera që doktori të vërë re sëmundjen janë:

Analizat e gjakut: Nëse keni një sasi të lartë të disa enzimave të caktuara, kjo do të thotë se keni mëlçi të dhjamosur.

Ultratinguj: Përdoren ultratingujt për të marrë një pamje të mëlçisë.

Biopsi: Pasi mpihet zona, doktori fut një age nën lëkurë dhe merr një copëz të vogël mëlçie. Ai e sheh atë në mikroskop për shenja dhjami.

Trajtimi i SMDH-së

Nuk ka një trajtim të caktuar për këtë, por ju mund të ndihmoni duke trajtuar diabetin, nëse keni. Nëse pini alkool, lënia e tij është gjëja më e rëndësishme që mund të bëni. Kërkojini doktorit tuaj t’ju ndihmojë në këtë drejtim. Nëse nuk e lini, mund të keni ndërlikime, si hepatit alkoolik, ose cirozë. Edhe nëse dhjamosjen e mëlçisë nuk e keni nga alkooli, përsëri mund t’ju ndihmojë lënia e tij. Nëse jeni mbipeshë, ose obez, duhet të bëni përpjekje për të rënë në peshë, por jo më shumë se ½ -1 kg në javë. Ushqehuni në mënyrë të shëndetshme dhe bëni rregullisht fizkulturë. Kufizoni ushqimet me karbohidrate, si bukën, misrin, orizin dhe patatet. Gjithashtu, pakësoni pijet me shumë sheqer, si ato sportivet dhe pijet freskuese.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.