12 gjëra që nuk kanë rëndësi kur je i dashuruar

Intervista - - INTIMITET -

Pas shumë kërki meve, më në fund, ju keni gjetur perlën e rrallë! Shpirti juaj binjak nuk është ekzaktësisht siç e kishit imagjinuar, por kjo s’ka rëndësi. Që lidhja juaj të ketë jetëgjatësi dhe të fillojë me këmbë të mbarë, duhet pranuar tjetri ashtu siç është. Për t’ju ndihmuar të përcaktoni se çfarë mund të toleroni dhe çfarë jo, ju kemi bërë një listë me 12 gjëra që nuk kanë rëndësi në një lidhje të vërtetë dashurie.

1. Rroga e tij

Ai nuk ka nevojë të jetë i pasur si mbreti Midas për t’u kujdesur për ju. Është më mirë të kesh pranë një njeri zemërmirë dhe inteligjent, sesa një person që ka vetëm pasuri. Sigurisht, do të ishte mirë t’i kishte edhe paratë, por gjithë të mirat rrallë mblidhen te një person i vetëm...

2. Familja

Ju jeni në çift me të, jo me familjen e tij (të paktën, jo krejtësisht). Nëse ai ju mbron para familjes së tij, ju qëndron në krah kur është e nevojshme dhe nuk ju detyron t’i kaloni gjithë fundjavat me ta, gjithçka shkon në rregull. Vetëm kini parasysh se familja ka pasur dhe do të ketë një ndikim të rëndësishëm në formimin e karakterit të tij.

3. Miqtë

Ju i thoni vetes se, nëse ai ka pak miq, kjo do të thotë se nuk është zbavitës në jetën e përditshme. Shihni më mirë anën pozitive; kjo mund të tregojë se është besnik në miqësi dhe preferon më mirë të ketë pak e sak. Besnikëria është një cilësi e rrallë sot, kështu që jini më mirë mirënjohëse që keni gjetur perlën e rrallë.

4. E shkuara e tij dashurore

Që në fillim të një lidhjeje, ne interesohemi për të shkuarën dashurore të partnerit. Pse ndodh kjo? Pa dyshim, nga mungesa e besimit në vetvete, për t’u ndier më të sigurt, por këtu ka gisht edhe xhelozia. Në realitet, kjo gjë nuk ju ndihmon. Nëse ai është me ju, kjo do të thotë se me atë tjetrën gjërat nuk funksionuan. Një numër është një numër.

5. Ndroja

Në rregull, ai nuk është Xhim Kerri dhe nuk ka aftësi të ambientohet shpejt, por ka shumë cilësi të tjera. Ju merreni vesh mirë dhe ai përmbush gjithë dëshirat tuaja; atëherë, përse doni ta ndryshoni? Nëse miqtë tuaj ndihen në siklet përballë ndrojtjes së tij, s’ka rëndësi. Në fund, edhe ata do të arrijnë ta njohin.

6. Qëndrimi seksi

Për të qenë djalë i bukur, nuk mjafton të ketë fytyrë të bukur dhe trup me muskuj. Këto nuk përbëjnë premisa për një lidhje të qëndrueshme; ato që kanë rëndësi janë mendja dhe karakteri i tij. Mbase tani e shihni me tjetër sy partnerin tuaj? A nuk ju duket po aq seksi sa Xhoni Dip në rininë e tij?

7. Gjatësia

Nuk po flasim këtu për gjatësinë e organit të tij seksual! Po mendoni të ndaheni nga partneri vetëm sepse ai është pak i shkurtër? Le ta themi mes nesh, disa centimentra më pak a më shumë nuk do t’ju pengojnë të jeni të lumtur në dashuri. E kemi thënë se edhe parfumi, sa më e vogël të jenë shishja, aq më

2. Përdorni banjon njëkohësisht

i mirë është!

1. Laheni së bashku pa bërë seks 3. Kontrolloni nga afër pastërtinë e rrobave 4. Ju u flisni dhe u këndoni kafshëve shtëpiake 8. Stili i veshjes

Juve ju pëlqen moda, kurse ai vishet si klloun cirku. Kur e shihni, ju dhembin sytë. Me një pulovër shumëngjyrëshe dhe xhinset e grisura, si edhe me atletet prej lecke, ai ju duket si ado- Nëse ju keni kohë që jeni lidhur, do të vini re se secili do të vendosë ritualet dhe do të ketë manitë e tij. Kështu, mund ta lini hapur derën e banjës, ose t’i shtrydhni puçrrat partnerit... Mbase edhe ju keni krijuar tashmë zakonet tuaja të çuditshme. Ja, disa prej zakoneve më të çuditshme që kanë çiftet afatgjata...

Të bësh dush së bashku është sinonim magjie, me ujin e ngrohtë dhe shkumën mbi dy trupat tuaj, ashtu thjesht...

Njëri bën dush, tjetri lan dhëmbët, apo njëri urinon, tjetri pastron lavamanin dhe kështu me radhë, pa e patur aspak problem.

Ju mund t’u mbani erë të brendshmeve të tjetrit, pa pasur mendime seksuale, por thjesht për t’u siguruar për pastërtinë e tyre. Ju e njihni kaq mirë erën e partnerit, sa nuk bezdiseni më nga ajo (me përjashtim të rasteve kur ajo është vërtet e keqe dhe mban erë djersë. Në këtë rast, ju pyesni veten se si një njeri mund të prodhojë një erë të tillë).

Ju dhe partneri juaj keni një mijë këngë të ndryshme për qenin, apo macen. Gjithashtu, u drejtoheni atyre me fjalë përkëdhelëse, ndër të cilat: “hajde te mami”, apo “te babi”, “sa të bukur e kam gocën” dhe plot të tjera. leshent. Por, a ju pengon ai të vishni peliçen prej lëkure fallco që ai e urren kaq shumë? Jo, sepse ai ju do ashtu si jeni.

9. Shijet

Mbase ju do të kishit dashur të ishit në çift me një kopje tuajën, por imagjinojeni sa do të mërziteshit me këtë: gjithmonë dakord, asnjë mospërputhje, rutinë totale! Ndryshimi është i mirë, sidomos kur të bën të zbulosh filma dhe muzikë të re, shije ose destinacione të reja turistike. Së bashku, ju e plotësoni më së miri njëritjetrin.

10. Çmenduria e tij

Siç thotë macja te “Liza në botën e çudirave”, ne jemi që të gjithë të çmendur. Duhet të kesh një dozë çmendurie që ta duash tjetrin me

5. Ju inspektoni qimet e tjetrit dhe ndonjë gjë të çuditshme në lëkurë

Ju mund t’ia keni shtrydhur tashmë puçrrat partnerit, ose i keni qethur flokët, prerë qimet në hundë, vesh, etj. Kjo është gjëja më e mirë në jetën e një gruaje, pas takimit me Leo Di Kaprion, kështu që e imagjinojmë shumë mirë ekstazën që ju shkakton!

6. I keni provuar tashmë rrobat e tjetrit

Ijet tuaja shumë femërore dhe të gjera nuk ju lejojnë të futeni në xhinset e tij të ngushta, por ai me siguri i ka veshur njëherë sutjenat e tua duke thirrur nëpër shtëpi: “Jam Linda, kam gjoks!”. Sigurisht, ju e keni ruajtur këtë moment të bukur në telefonin tuaj.

7. Ju i dërgoni mesazhe njëritjetrit nga njëri cep i dhomës te tjetri

Me siguri, ju ka ndodhur t’i dërgoni një sms partnerit që ndodhet në divan, në anën tjetër të sallonit, që ai të shkojë t’ju sjellë një gotë ujë. pasion. Sigurisht, ai mund t’ju bëjë të ndiheni ndonjëherë në siklet para miqve, por kjo nuk është një arsye për t’u ndarë prej tij.

11. Mosha

Sot përdoren një grumbull termash për të treguar ndryshimin e madh të moshës brenda një çifti: Kugar, sugar daddy, etj. Megjithatë, kur do dikë, mosha nuk llogaritet. A ndjeheni mirë me të? Nëse përgjigjia është po, ju e dini se ç’ju mbetet të bëni.

12. Gjestet romantike

Nëse një burrë rri gjithë kohën duke ju shfaqur dashurinë, kjo nuk është shenjë e mirë. Është më mirë të keni pranë dikë që ju dëgjon, që gjen fjalët e duhura për t’ju ridhënë buzëqeshjen, sesa një burrë që kënaqet duke ju bërë dhurata.

Ju qe keni strese, ankth, fiksime, brenga, nervozizem, dhimbje koke, fobi, depresion, frikera obsesive, pagjumesi, anoreksi, xhelozi, probleme droge, impotence, probleme martesore, mospershtatje seksuale, çdo lloj neuroze, nevoje per renien ne peshe, drejtohuni te Psikolog, Dr. Jashar Demiri, çdo ditë. Bashkepunojme edhe me psikiatër Prof. Totozani. Takimi te hyrja kryesore e Stadiumit Selman Stermasi (ish-Dinamo), tek nisja e autobusëve për Athinë. Merrni ne Cel. 0692255562 per të fiksuar takimin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.