Zakone të çuditshme të çifteve afatgjata...

Intervista - - INTIMITET -

8. Ju praktikoni gudulisjet-torturë

Nuk e dimë arsyen, por gudulisjet e tjetrit, për ta torturuar atë, janë diçka që e bëjnë të gjitha çiftet, pa përjashtim. Që prej lashtësisë, është njëkohësisht ndjesia më e bukur dhe më e keqe, mes të qeshurave dhe lotëve.

9. Ju i vini njëri-tjetrit nofka të çuditshme

Këto janë të shumta: lepurush, bebush, zemra e vogël, tutush, engjëlli im, omëlsina ime, reçeli i luleshtrydheve, majmun, mistrec, bubrrec, etj. Kjo është vetëm një listë e shkurtër e nofkave me të cilat thërrisni njëri-tjetrin, sigurisht, kur jeni vetëm për vetëm (nganjëherë ju shpëton goja edhe në publik, ose në mes të shoqërisë).

10. I flisni tjetrit me shkurtime

Ju ngjani me binjakë të vërtetë, që komunikojnë me një të folur sekrete, një kod dashuror, një lloj stenografie. Por, është akoma më e çuditshme, sepse ju nuk jeni aspak siamezë.

11. Gazrave dhe gromësimave tani nuk ua vini më veshin

Në fund të fundit, jemi të gjithë njerëz dhe të gjithëve na ndodh diçka e tillë. E njëjta gjë vlen edhe për manitë e tjera, të tipit të kruajtjes së hundës, ngrënies së thonjve, depilimit para partnerit, etj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.