Lëkura e re artificiale do të zëvendësojë botoksin

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Kur ne plakemi, lëkura jonë, që është organi më i madh dhe i dukshëm që kemi, tregon moshën që kemi. Për këtë arsye, sot nëpër botë ekzistojnë shumë trajtime për ta bërë lëkurën të duket më e re. Metodat e deritanishme për të luftuar efektet e plakjes janë përqendruar ose në ndryshimin e pamjes së jashtme të lëkurës, ose në riparimin e funksioneve të saj mekanike, por jo në të dyja. Shkencëtarët tani mendojnë se kanë zbuluar një material të ri që i zgjidh të dyja problemet njëkohësisht.

Një material polimer revolucionar, që është quajtur XPL, i shpikur nga studiuesit e Institutit të Teknologjisë së Masaçusetsit (MIT) dhe të Harvardit, ka aftësinë të përsërisë aftësitë mekanike të lëkurës së re, ndërsa redukton edhe dukjen e rrudhave dhe qeskave nën sy. Ky material i ri është përshkruar në një artikull të publikuar këtë javë në revistën “Nature Materials”, ku shpjegohet se ka pesë vjet që bëhen kërkime për aplikimin e tij në lëkurën e shëndetshme. “Fakti q ë të kesh një lëkurë të dytë që është e padukshme, e rehatshme dhe efikase në mbajtjen e ujit, përfaqëson shumë sfida të ndryshme njëkohësisht, të cilat janë tani të mundshme për t’u zgjidhur”, ka thënë Robert Langer, një nga drejtuesit e studimit. Një seri kërkimesh të vogla treguan se trajtimi me këtë material jo vetëm reduktonte rrudhat dhe funksionet mekanike të lëkurës, por përmirësonte edhe funksionet te pacientët me lëkurë shumë të thatë.

Lëkura e re aplikohet duke vënë mbi lëkurën e njeriut një krem të tejdukshëm që përmban polimerin. Një krem i dytë përmban një katalizator që e bën lëkurën të tkurret përkohësisht, ndërkohë që ajo i reziston larjes dhe fërkimit. Me këto cilësi, ai mund të gjejë aplikim në të ardhmen në produktet kozmetike dhe në terapitë e ndryshme për të trajtuar disa lloje të sëmundjeve të lëkurës. Për shembull, për ekzemën ose mbrojtjen nga dielli, kjo lëkurë e dytë mund të shërbejë për lëshimin e ngadalshëm të ilaçit ose përbërësve SPF (për mbrojtjen nga dielli). liri dhe erëzat. Pritini gjokset e pulës në copa të mëdha dhe vërini aty. Kripini, hidhuni piper dhe mbulojini, pastaj vërini në frigorifer të marinohen për 2 orë. Ndajini limonët jeshilë në 4, ose 6 pjesë dhe pastaj alternoni copat e pulës me ato të limonëve. Piqini për 10 minuta në zgarë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.