VIRgJËRINË MA MORI VËLLAI

Intervista - - MËKATE -

Përshëndetje lexues të “Intervistës”. Po ju shkruaj sekretin me të madh të jetës sime. Jam e martuar tani dhe po kthehem 33 vjet pas në kohë...

Unë jam motër me shumë vëllezër. Kur isha e vogël, një nga vëllezërit, kur ishim vetëm në shtëpi, mbyllte derën dhe fillonte të më prekte nga gjoksi. Isha vetëm 5 vjeçe. I thosha: “Çfarë bën?

Nuk dua”, por ai thoshte: “Nuk ka gjë. Mos ki turp”. Një ditë më kyçi derën dhe më tha: “Të të shikoj pak ( poshtë)”. I thashë që do t’i tregoja babit, por më kërcënoi e më tha që do ta mohonte. Nuk i thashë babait sepse kisha frikë nga vëllai, që bënte sikur zemërohej dhe ku të gjente momentin të mbeteshim vetëm në shtëpi!

Pas pak kohe, donte të më shikonte të zhveshur. Më zhvishte dhe fillonte të më prekte derisa në mënyrë sistematike filloi të më përdhunonte përditë. Në të njëjtën kohë, edhe më kërcënonte. Me mamin nuk komunikoja dot sepse ajo punonte gjithë ditën dhe as nuk e shikonim fare. Kjo gjë vazhdoi deri kur u bëra 9 vjeçe. Atëherë kisha shkuar diku me pushime dhe kur u ktheva, vëllai donte përsëri, por unë i thashë jo. Ai më tha: “Okej, të të prek vetëm pak gjoksin dhe nuk të prek më”. E lashë dhe kur më preku, vetëm qaja. Që atëherë, nuk më preku më. Kaluan ca vite dhe më pëlqente një djalë, por kur flisnim bashkë për marrëdhënie seksuale, bëja sikur nuk e dija çfarë ishte apo sikur nuk kuptoja. Nejse, ky ishte vetëm flirt, nuk arritëm të kishim kontakt me këtë djalë se nuk kisha kurajo t’i tregoja si e kisha hallin... U larguam përgjithmonë nga njëri-tjetri ashtu, pa shpjegime.

Që të mos e zgjas shumë, ndërhynë për të më fejuar dhe unë pranova menjëherë. U bë fejesa e kaluan ditët. Kur kam fjetur me të fejuarin, kam kalu- ar një stres të paparë. Doja të vrisja veten. Ai e kuptoi që diçka nuk shkonte, por nuk më tha asgjë. E kështu kaluan kohët. Ne u martuam e krijuam familje dhe pas 10 vitesh martese, ai më tha: “Nuk të gjeta në rregull”.

Nuk ia tregova të vërtetën dhe as nuk e sqarova për asnjë gjë. Thjesht, i thashë që njerëzit në jetë kalojnë gjëra që nuk duan dhe nuk i merr dot me mend. Edhe me atë vëlla kam marrëdhënie të ftohta, sa për të thënë. Ky ishte sekreti im, që do ta marr me vete derisa të vdes.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.