Gjarpri më preu rrugën

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Në ëndërr pashë sikur vrapoja në një rrugë të asfaltuar dhe kur isha afër përfundimit të rrugës, vinte gjelbërimi. Aty doja të shkoja unë, te rruga ku kishte gjelbërim, por në fakt një gjarpër më kishte ndërprerë rrugën dhe unë ndihesha e pafuqishme për të arritur te rruga e gjelbëruar. Nga sikleti, më doli gjumi. Pres një shpjegim. - Ëndrra tregon se jeni një person që bëni shumë plane për të ardhmen, pra, keni shumë dëshira. Në fakt, nuk arrini t’i realizoni pasi diçka ju pengon, ose opinioni, ose ju mungon guximi t’i çoni gjer në fund, ose mund të jetë edhe çështje fati. Pra, ju bëni projekte shumë të mëdha (që i tregon rruga e asfaltuar) dhe sapo arrini drejt finishit ose realizimit të këtij plani, tërhiqeni ose ju del diçka që nuk ju realizohet. Gjarpri është pengesa, por edhe armiku juaj kryesor në jetë,

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.