Me ish-të dashurin në krevat

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Kam parë ish-të dashurin sikur ishim shtrirë të dy në shtrat të veshur me rroba dhe unë i bërtisja se pse më kishte lënë, ndërsa ai më puthte në qafë. Çfarë parashikon? - Në fakt, kjo ëndërr nuk parashikon asgjë, vetëm tregon që në subkoshiencën tuaj vazhdoni ta dëshironi këtë djalë dhe e vuani shumë faktin që ai ju ka braktisur. Puthjet tregojnë dëshirën tuaj për ta patur pranë ashtu si më parë, por në të njëjtën kohë, edhe frikë për të patur një lidhje të re me dikë tjetër. Gjithashtu, ëndrra tregon që ka ardhur koha të mos e ktheni më kokën pas, ndryshe nuk do t’i jepni vetes mundësi të reja njohjeje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.