Vajza ime ka mykozë vaginale

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Kam një pyetje për dok - toreshën gjinekologe. Herë pas here, vajza ime ka kruarje në organin gjenital dhe patologia më ka thënë që ajo ka mykozë vaginale. Nga se vjen ky infeksion, sepse vajza ime është vetëm 19 vjeçe dhe është pa martuar? Çfarë është ky infeksion, çfarë shenjash ka dhe si ta parandalojë ajo këtë infeksion që e kap herë pas here?

Dr. Kozeta Mustafaraj, obstetriste-gjinekologe: -E nderuar zonjë, mykoza vaginale është variant i vaginitit (inflamacioni i vaginës) i karakterizuar nga irritimi i vaginës, kruarje dhe rrjedhje vaginale. Kandidoza prek vaginën dhe hyrjen vulvare. Tre në katër femra kalojnë të paktën një infeksion mykotik gjatë jetës së tyre. Mykoza vaginale nuk konsiderohet si sëmundje seksualisht e transmetueshme, megjithëse fungjet, që janë shkaktaret e saj, përhapen nëpërmjet rrugëve oro- genitale. Kjo ndodh sepse fungjet gjenden normalisht në vaginë, por rriten dhe japin sëmundje në kushte të caktuara. Simptomat mund të variojnë nga të lehta në më të komplikuara duke përfshirë: Kruarje dhe irritim të vaginës dhe të hyrjes vulvare. Ndjenjë djegieje sidomos gjatë urinimit dhe gjatë marrëdhënieve seksuale. Skuqje dhe enjtje të vulvës. Dhimbje vaginale dhe tensionim të indeve përreth. Rrjedhje vaginale e trashë e bardhë, pa erë, me pamje si gjizë. Në rast të përkeqësimit të shenjave të mëparshme, këto shenja që dhamë më sipër mund të shkojnë edhe gjer në plagë sipërfaqësore. Kandidoza është infeksion mykotik i shkaktuar nga candida, një mikroorganizëm i pranishëm normalisht në vaginë, së bashku me baktere të tjera. Në gjendje natyrale, vagina përmban një përzierje të balancuar bakteresh dhe candida. Laktobacili që jeton normalisht në vaginë, pengon mbirritjen e mykut në vaginë. Nëse prishet balanca e këtyre organizmave në vaginë do të ketë rritje të mykut. Shkaktarët më të shpeshtë të prishjes së ketij ambienti janë disa faktorë që nga përdorimi i antibiotikëve, sistemi imunitar i dëmtuar, diabeti i pakontrolluar, përdorimi i pecetave gjatë menstruacioneve, aktiviteti seksual, edhe pse nuk konsiderohet seksualisht e transmetushme. Ndaj në raste të tilla analizat dhe vizita te gjinekologu është e domosdoshme dhe në bazë të diagnozës dhe të shkallës së infeksionit, do t’i vihet mjekimi përkatës. Pasi të mbarojë një kurë duhet të bëjë sërish analizat nëse është pastruar nga ky infeksion apo jo.

- Ndërsa përsa i përket parandalimit të këtij infeksioni, duhet të shmangë dushet e shpeshta dhe sidomos me kimikate, të veshë të brendshme të pambukta dhe të lirshme, si edhe të shmangë getat për përdorim të zgjatur gjatë ditës. Duhet t’i ndërrojë rrobat e lagura që mund të jenë mbathje, kostum banjoje apo rrobat e stërvitjes në palestër. Duhet të shmangë banjot e nxehta dhe vaskat e nxehta. Higjiena intime duhet të jetë në maksimum. Përgatiti faqen: Valbona VUKULAJ Bujar Pernaska, Dr. i Shkencave Mjekësore, Tirane. Dr. Petrit Stafa, otorino- laringolog, Poliklinika Qendrore Tiranë Albana Lufi, Dr. e Shkencave Mjekèsore – dermatologe, Klinika Dermatologjike dhe Estetike DermoVita, Rr. Hoxha Tahsim pall. 60.1 kati II, 200 m. mbi sheshin Avni Rustemi. Tel. 0694061001, 0664061001. Dr. Mehmet Rrodhe Patolog (Citolog), Poliklinika Qendrore Tirane, cel. 0682411250. Dr. Edlira Elezaj, Gastrohepatologe: nr. 2, 21 Dhjetori. Dr. Kozeta Mustafaraj, obstetriste-gjinekologe, Cel . 0682313410 - Poliklinika Qendrore Poliklinika e Specialiteteve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.