Cilat janë shenjat e diabetit?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Doktor Dashamiri, doja një informacion: Kur një person konsiderohet diabetik, cilat janë shenjat dhe a shërohet kjo sëmundje? Çfarë ushqimesh sugjerohen në raste të tilla? E bëj këtë pyetje sepse kam disa shenja të cilat më bëjnë të mendoj se mund të jem diabetike. Gjyshja ime ka qenë diabetike, pra, e kemi pak tendencën në gjen. Pres një përgjigje nga ana juaj. Ana.

Dr. Dashamir Gjergji endokrinolog-diabetolog: - E nderuar Ana, faleminderit për letrën tuaj. N ë lidhje m e kërkesën tuaj kemi folur herë pas here, por do të mundohem t’ju jap një informacion të përgjithshëm mbi diabetikët. Një i sëmurë konsiderohet diabetik kur matjet e sheqerit në gjakun venoz rezultojnë që të jenë më shumë se 126 mg/dl esëll dhe më shumë se 200 mg/dl dy orë pas ushqimit ose çdo shifër mbi 200 mg/dl, e matur në mënyrë rastësore në çdo moment të ditës. Diabeti klinikisht mund të paraqitet me shenja tipike që janë etja, pirja me tepri e ujit, urinimi i shpeshtë, shtimi i oreksit dhe paradoksalisht, rënia në peshë. Këto shenja klinike hasen më të plota te diabeti tipi 1, ndërsa te tipi 2 mund të mungojnë shenjat klinike ose në fillim të ankesave mund të mbizotërojnë shenjat atipike që nënkuptojnë lodhje të shpejtë, nervozizëm, dhimbje koke, mungesë përqendrimi, përgjumje sidomos pas ushqimit, çrregullim të pamjes etj.

- Ndërsa përsa i përket nëse shërohet, do t’ju them që diabeti i sheqerit është sëmundje plotësisht e ku- rueshme nëse mjekohet si duhet që në fillimet e saj. Në themel të mjekimit të diabetit qëndrojnë tre shtylla bazë: I pari është mjekimi diabetik. Diabeti, si sëmundje metabolike, është sëmundja më tipike që kërkon një kujdes të veçantë në përzgjedhjen e ushqimit. Të gjithë diabetikëve në tërësi u ndalohet të përdorin ëmbëlsira dhe produkte me sheqer industrial. Ata duhet të reduktojnë produktet yndyrore, veçanërisht shtazore, që përfshijnë gjalpin, margarinën, mishin me shumë yndyrë, djathin lyroz etj. Duhet të kufizojnë sasinë e brumrave që marrin gjatë ditës, të skuqurat, bulmetin etj. Diabetikët janë të lirë të konsumojnë pa limit të gjitha produktet bimore, vegjetariane që nuk kanë sasi të mëdha të karbohidrateve dhe të yndyrnave. Shtylla e dytë e mjekimit mbështetet mbi aktivitetin fizik, që nënkupton se diabetikët duhet medoemos të përfshijnë në regjimin e tyre ditor 30-60 minuta aktivitet fizik, siç mund të jetë ecja e thjeshtë, ushtrime të caktuara aerobike etj. Diabetikët duhet të ushtrojnë edhe sporte të caktuara si noti, volejbolli, basketbolli etj. kuptohet, gjithmonë në varësi të kushteve të tyre fizike dhe të këshilluar nga stafi që i mjekon. Ndërsa shtylla e tretë e mjekimit të diabetikëve bazohet te mjekimi me barna. Barnat për diabetikët zakonisht janë dy kategori që nënkupton mjekimin me kokrra ose ilaçe nga goja, si dhe mjekimi me insulinë ose me injeksione. Në lidhje me ju, nuk duhet të qëndroni me dyshime, por bëni një vizitë dhe analizat e duhura nëse jeni diabetike apo jo. Nëse ju jeni e prekur nga diabeti, është mirë që kjo të kapet që në fillim, në mënyrë që të shëroheni sa më shpejt dhe sëmundja të mos përparojë. Seksolog- Androlog: Dr. Evi Dani Tel 0682213329 Gastro-hepatologe: Dr. Albana Duni, Dr. Valdete Malaj, Poliklinika Qendrore Tirane Ortoped: Dr. Muharrem Ferhati Cel 0682232890 Reumatolog Dr. Fatos Hoxha, Poliklinika Qendrore Specialist HIV/AIDS/IST Dr Memo Boci Cel 069 22 97071 Psikopediatër: Selami Deraj, Poliklinika Qendrore Dr. psikiatër Valentina Qemalli (Asabella) Tel. 069 81 89990. Endokrinologe: Luftime Brukaj, Poliklinika Qendrore Infeksioniste Dr. Alma Hoxhaj PQ Tiranë Stomatologe, Anisa Nasto: Adresa: Stacioni i Trenit Rr. Karl Gega, Tiranë 0692392662.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.