Ju pyesni mjeku përgjigjet Ndihem e përgjumur, e lodhur...

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Jam 36 vjeçe dhe kam një pyetje për mjekun neurolog. Kam dhimbje të qafës, të shpinës dhe kokën e kam të rënduar. Ndihem e përgjumur, e lodhur e nganjëherë humb ekuilibrin, sidomos kur bëj ndonjë lëvizje të shpejtë. Muskujt i ndiej të lodhur edhe kur rri, më lodhet koka kur duhet të përqendrohem ose kur ka zhurmë. Nganjëherë në njërin vesh ndiej zhurmë si goditje dhe më lodhet koka sapo e lodh mendjen për diçka. Ka kohë që nuk marr mjekim dhe kjo gjendje më bën të mos ndihem e lumtur. Ju lutem, më jepni një këshillë, apo ndonjë ilaç dhe sa kohë mund të marr mjekim. Fle dhe ushqehem normalisht. Faleminderit.

Dr. Agron Islamaj, neurolog: - Sipas të dhënave tuaja, mendoj se ju vuani nga një shqetësim n e r v o r, që ne mjekët e quajmë “neurozë”. Kjo është një lodhje e sistemit nervor qendror ( S. N. Q.) si pasojë e disa shkaqeve, siç mund të jetë kalimi i situatave të vështira ( stresante) ose prania, ose kalimi i disa sëmundjeve, siç janë ato të tiroides, apo gjinekologjike etj. Këto ndodhin në subjekte me sistem nervor të ndjeshëm, ose përdorimi i shumtë i kafeve, çajit të malit, kakaos, ose duhanit etj. Përsa u përket dukurive klinike, ashtu siç thoni edhe ju në letrën që na shkruani, ky shqetësim shfaqet me dhimbje rënduese të kokës, çrregullime të gjumit, ose prishje të oreksit, ose puna e shumë organeve jetike ( si zemër, mushkëri, veshka etj.) prishet.

Zakonisht, të gjitha analizat në këto raste dalin normale, por pavarësisht nga kjo, do t’ju këshilloja që të bënit një radiografi të qafes, për të përjashtuar praninë e një spondiloartroze të qafes. Si mjekim, krahas shmangies së ushqimeve pikante e nxitëse të SNQ ( si kafja, pijet energjike), apo situat- ave stresante, ju këshillohen edhe shëtitjet n ë ajër t ë pastër etj. Përsa i përket mjekimit, do t’ju këshilloja një konsultë me ne mjekët neuropsikiatër, qofshin në rrethin tuaj ose këtu në Tiranë dhe vetëm atëherë mund të merrni mjekimin përkatës, si për shembull Stugeron, Noofen, ose Anafranil 2 x ½ kokërr, Titus e kompleks vitaminik etj. Së fundi, ju uroj shërim të shpejtë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.