Grupi i gjakut tregon personalitetin dhe talentin tënd

Intervista - - HOROSKOPI -

Do të vini në jetë projekte që i mbanit prej kohësh në sirtar për shkak se do të keni ndihmën e yjeve. Kujdes vetëm ndaj atyre që kërkojnë të përfitojnë para prej jush, duke ju premtuar fitime marramendëse që nuk janë aspak të vërteta. Gjithashtu, mund të ndiheni pak nervozë, për shkak të ndikimit të Plutonit. Do të bënit mirë të evitonit gjërat eksituese, si kafeja me shumicë e çaji dhe të kujdeseni më shumë për shëndetin tuaj. Përpiquni të flini herët dhe, kur të keni mundësi, dilni shëtitje në ajër të pastër.

Situata në çift duhet të stabilizohet këtë javë. Ju do të merrni një qëndrim më të përgjegjshëm dhe do të merrni vendime të mira përsa u përket marrëdhënieve me partnerin/en. Kjo do të zgjojë admirimin e tij/saj dhe do t’ju afrojë edhe më shumë. Beqarët kanë tendencë të kërkojnë atë që thotë populli, “qiqra në hell” dhe kështu rrezikojnë të mos shohin dikë që ia vlen dhe që e kanë pranë, në pritje të princit apo të princeshës së kaltër. Tregohuni më realistë, bile më modestë dhe më pak kërkues. Falë ndihmës së Plutonit do të mund të konsolidoni progresivisht situatën tuaj financiare dhe të përmirësoni aftësinë blerëse. Por kujdes nga nismat dhe veprimet e rrezikshme, si edhe nga shpenzimet me tepri. Do të keni një rezistencë të mirë si fizike, ashtu edhe morale, por nëse do të doni të bëni shumë gjëra njëherësh, mbase do të ndiheni pak të lodhur. Në çift do të ndjeni një nevojë të thellë për qetësi, stabilitet dhe do të pranoni të bëni përpjekje për të patur një klimë më të harmonishme në lidhje.

Në çift, situata do të jetë idiliake. Përsa u përket beqarëve, shumë prej jush do të kërkojnë më shumë të zbaviten, sesa të krijojnë lidhje afatgjata. Megjithatë, bëni kujdes, sepse është një lojë e rrezikshme dhe mund të gjendeni me këmbë e duar të lidhura nga situata që keni krijuar vetë. Falë Plutonit ju do të shkëlqeni në punë dhe sidomos në ato ku kërkohet bashkëpunimi me të tjerët dhe puna në ekip. Ndikimi i planetëve rrezikon t’ju bëjë nervozë. Kështu, pra, hiqni dorë nga eksituesit, kafeja, çaji, alkooli, duhani dhe salcat pikante. Thuajini vetes që jeta ka edhe kënaqësi të tjera. Falë ndikimit të Jupiterit dhe të Afërditës, do të jetoni momente të privilegjuara me partnerin/en. Kështu, do të bëni përpjekje që të ndani me të edhe momente pasionante dhe sensuale. Nëse jeni beqarë, do të jeni të (Vijon nga numri i kaluar)

Burrë i grupit “AB”

Burri i grupit të gjakut AB është i talentuar dhe ka shumë aftësi. Ai është shumë i ndjeshëm dhe është pak a shumë idealist. Megjithëse është i aftë të kryejë detyrat e veta në punë, është i pajisur edhe me një anë jopraktike, prej ëndërrimtari. Shpesh shprehet në mënyrë origjinale dhe konsiderohet si i dyshimtë, ose i çuditshëm.

Burri i grupit AB ka disa tipare naiviteti në karakterin e tij. Ai është mosbesues dhe nuk hapet shumë, deri kur nuk është i sigurt se mund t’i besojë tjetrit 100%. Në takimin e parë rrezikon të lërë një përshtypje të keqe, ndaj kur ke të bësh me të, mos u bazo vetëm te pamja e jashtme. Ai e lë veten në rrjedhën e ngjarjeve dhe e jeton jetën me natyrshmëri, duke ndjekur rrjedhën e saj. Megjithatë, i mungon pak autonomia dhe ka tendencë ta arrijë suksesin e vet në kurriz të të tjerëve, edhe kur nuk e do këtë.

Në pamje të parë, ai mund të duket i disponueshëm dhe me tendencë për të bashkëpunuar, por në realitet është më shumë shpirti i sakrificës që e bën kështu. Është i aftë t’i vlerësojë edhe problemet personale në mënyrë të distancuar, sikur nuk i përkasin personalisht. Opinionet e tij, në realitet, janë vendime dhe është e vështirë t’i ndërrosh mendje. Kjo anë e karakterit të tij e bën të aftë të vlerësojë se çfarë është e mirë për të dhe të veprojë në përputhje me këtë. Për këtë, nganjëherë konsiderohet si i ftohtë, por pikërisht kjo ftohtësi e jashtme fiton besimin e të tjerëve, të cilët i besojnë detyra nga më të vështirat.

Gruaja e grupit “A”

Shumë gra të grupit A janë të pajisura me një karakter të pastër, naiv dhe të rezervuar. Shpesh ato janë këmbëngulëse dhe konseguente në atë që bëjnë dhe kanë tendencë të izolohen, por njëkohësisht, janë të pajisura me një natyrë krenare dhe konkurruese. Ato janë gjithmonë të kujdesshme e të sjellshme ndaj të tjerëve dhe u pëlqen të kujdesen për ta.

Meqë kanë karakter të rezervuar, e kanë të vështirë të shprehin veten dhe të shpalosin cilësitë e tyre, ndaj rrezikojnë të jenë të nënvlerësuara, ose edhe më keq akoma, të keqkuptuara. Nëse duan ta evitojnë këtë, duhet të kenë më shumë besim në vetvete dhe ta shfaqin se sa vlejnë.

Karakteri i tyre i rezervuar nuk i bën të guximshme në marrëdhëniet me të tjerët dhe shpesh ngelen vetëm edhe në momentet e vështira. Asi i tyre nën mëngë është pa dyshim durimi i madh, që i bën të mos heqin dorë dhe të kuptohen pak nga pak nga të tjerët. ( Vijon numrin e ardhshëm) prirur të vraponi pas të parit/ës që do t’ju shfaqet në horizont. Keni nevojë për dashuri e ngrohtësi dhe kjo bie në sy menjëherë. Megjithatë, kujdes, jo çdo mizë mund të bëjë mjaltë... Kujdes edhe ne menaxhimin e parave. Ndikimi i disa yjeve mund t’ju bëjë pak realistë.

Kjo periudhë, nën ndikimin e Afërditës, do të jetë shumë e mirë për fantazitë dashurore. Do të jetë rasti të pasuroni marëdhëniet tuaja me partnerin/en. Nëse jeni beqarë, do të përjetoni momente shumë të këndshme, por nuk do të keni mundësinë të bëni takimin e duhur për të transformuar jetën tuaj. Në punë mund të hasni ndonjë pengesë aty-këtu, sidomos për shkak të xhelozive të sëmura të dikujt. Mos ua vini shumë veshin llafeve që thuhen lart e poshtë nëpër korridore, por vazhdoni në rrugën tuaj. Me aftësitë tuaja do t’i hidhni të tëra poshtë.

Ju do të shqetësoheni për situatën tuaj materiale. Dijeni që këtë javë do të nisni një periudhë pak a shumë të favorshme. Mos u tregoni të paduruar; konsolidimi i gjendjes suaj do të bëhet dalëngadalë dhe me kusht që t’u përmbaheni parimeve tuaja. Mund të ndiheni të lodhur në ndonjë ditë të javës, por mos u shqetësoni, kjo është diçka kalimtare. Situata në çiftet e konsoliduara nuk do të jetë shumë rozë, mund të grindeni për hiçmosgjë, qoftë edhe për të shkarkuar nervat. Përpiquni të tregoheni më të qetë dhe t’i shihni gjërat me sy dashamirës.

Peshorja, 23 shtator- 22 tetor

Bricjapi, 22 dhjetor- 19 janar

Akrepi, 23 tetor- 22 nëntor

Shigjetari, 23 nëntor- 21 dhjetor

Ujori, 20 janar- 19 shkurt

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.