Sajmir Tahiri i shkruan Edi Ramës për pajsijen e përgjimit:

Intervista - - AKTUALITET -

Kam gjithë ditën që i bie telefonit tënd shef! Pse nuk ma hap? Kaq punë ke andej nga Vlora, apo ke frikë mos përgjohesh? (Lol)

Në fakt për këtë desha me fol pak. Ia hudhëm edhe kësaj radhe. Gjithë gazetarët janë me ne, se kanë frikë mos i kemi përgju kur bëjnë seks në telefon. Të gjithë, në fakt, i kemi me vete. Kam marrë shumë mbështetje nga të afërm dhe familjarë pas nxjerrjes së skandalit të pajisjes së përgjimeve, shefo, madje më shumë se edhe Shukri Xhelili.

Mami po më mbështet njësoj si atëherë kur mendoja se kisha talent në pikturë. Në fakt, talent unë kam, po jo aq sa ty, shef. (Lol)

E di pse ndërrova zanat unë shef? Se një ditë mësova për ekzistencën e Spartak Ngjelës. Prej tij ndërrova profesion. U bëra jurist. Në fakt, më mirë do ishte që unë të isha piktor dhe ti jurist shef. Po të kishe mbaru Juridikun, do kishe fillu punë në OKB. Për kokën e babit që jam 100 për qind i sigurt… Nejse, edhe kështu s’je keq, më dëgjo mu shef…

Kam pas shumë takime këto ditë edhe me miq e kolegë. Ata më kanë mbështetur e më kanë dhënë nga një mendje për këtë pajisjen e përgjimeve.

Dje takova Koçon dhe qamë ca halle. Koçoja donte një sekretare të re që t’i ngjante asaj të Shukriut. I dhashë ca alternativa si Sazan Guri ose Niko Peleshi, por nuk i pranoi. “Njëri ka shumë flokë e tjetri nuk ka fare”, më tha. Hajde merre vesh si e do sekretaren ai. Ka pjerdh fare ai, shefo… Nejse, më dha nja dy mësime të vlefshme për jetën...

Pastaj më ka dhënë një ide fantastike se ku mund të fshihja pajisjen e përgjimit në mënyrë që të mos plaste skandali me keq. Më tha që mënyra më e mirë për të mos e gjetur njeri është ai vendi ku fshehin shpeshherë drogën mallistët.

Si ide më pëlqeu, por pajisja është e madhe sa një Erjon Braçe dhe nuk kam shpresa se do arrij ta fsheh dot aty.

Pastaj mora vesh që dixhitali qytetar i Sali Berishës kishte denoncuar se pajisja ishte fshehur me sukses. Unë nuk dija gjë për këtë sepse nuk di që në dikasterin tonë të kemi ndonjë të punësuar më mbathje aq të mëdha sa mund të fshihet pajisja.

Endri Fuga nga ana jote më tha të deklaroja se pajisja është përdorur vetëm për të bërë trajnimet këta policët, por që nuk do të përdoret për t’u përgjuar njeri… E vërtetë, këtë deklaratë e dhashë, por nuk e kuptova fare. Nëse nuk do përdoret, pse duhet të trajnohen policët, pse duhet t’u mësohet një pajisje e cila nuk ka për t’u përdorur?

Email i dërguar nga adresa sajetahiri@pun etebrendshme. gov. al në adresen edirama@q everia.al

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.