Edi Rama i kthen përgjigje Sajmir Tahirit

Intervista - - AKTUALITET -

Saje, nuk të shkruaj dot gjatë e nuk të ndihmoj dot shumë se kam qenë i zënë duke bërë batuta me këta qytetarët që takoj për kauza të ndryshme...

Më në fund kuptova se dashuria më e madhe ndaj punës sime si Kryeministër kanë qenë momentet kur tallem me gjithë katunarët që takoj rrugëve. Këto ditë kam kuptuar gjithashtu edhe dashurinë time ndaj Tulat Ballës e mund të them me bindje se kjo dashuri i ka rrënjët te dijet e Ballës mbi gjuhën angleze.

Nëpër konferenca ai e qan anglishten. E flet aq mirë sa të bën të mbash 4 minuta heshtje e të kërkosh përkthyes kinezçeje.

Më bëhet qejfi që ke gjetur vend për të fshehur pajisjen. Ndërsa asaj pyetjes tënde për përgjuesin po i përgjigjem kështu: Mos e rruaj, se nuk të pyet njeri… Nuk i vete mendja njeriut sepse shqiptarët janë mësuar tashmë të trajnohen për gjëra që nuk u hyjnë në punë ose që s’i përdorin. Ndaj, s’ka për të pyetur njeri. Si shembull ke studentët e juridikut; 80 % e tyre punojnë kamerierë dhe kur i pyet: “Pse e keni bërë shkollën?”, përgjigjen: “Po, e bëmë një herë ta kemi, se s’i dihet...”

Edhe për trajnimin e policëve kështu do përgjigjemi: “E bënë një herë trajnimin ta kenë, se s’i dihet”.

Po e mbyll tani, Saje, se po troket dera. Më kanë sjellë njonin e do bëjmë një dorë gallatë...

Email i dërguar nga adresa edirama@qeveria.al tek adresa sajetahiri@punetebrendshme.gov.al

PS: Çdo ngjashmëri me Wikileaksin e vërtetë është e rastit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.