Shkëmbi: Jam dhe do të vdes i Skënderbeut

Intervista - - AKTUALITET -

Heronjtë në ditët e sotme janë të rrallë, u përkasin librave edhe përrallave, por një ndër heronjtë modernë është pa dyshim kapiteni i Skënderbeut, Bledi Shkëmbi, që ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij si futbollist, pas 6 titujsh radhazi kampion, të fituar në Korçë. Në festën e Skënderbeut ai u përshëndet një herë e mirë me skuadrën, qytetin dhe tifozerinë. Shkëmbi luajti disa minuta në fundin e ndeshjes me Flamurtarin, duke i bërë kështu një mbyllje të bukur karrierës së tij si futbollist. Një karrierë e jashtëzakonshme për këtë mesfushor, i cili ka veshur edhe fanellën e Teutës, Besës dhe Partizanit në Shqipëri, ndërkohë që ka luajtur edhe në Greqi, Kroaci dhe Ukrainë. Askush përveç tij në Shqipëri nuk ka arritur të fitojë 6 tituj radhazi si kapiten i një ekipi. Ai var “këpucët në gozhdë” në moshën 36-vjeçare, me 20 vjet në fushë si profesionist dhe i ngarkuar me trofe.

Eraldo Harlicaj: - Shkëmbi, ja ku erdhi edhe titulli i 6-të radhazi! Ishte më i vështiri për ju?

Bledi Shkëmbi: - Po, është titull shumë i bukur kur fitohet në fund, por edhe shumë i vuajtur, që të bën me zemër. Për mua, është po aq i bukur sa titujt e tjerë dhe asnjëherë nuk i ndaj. Një titull kampion është titull kampion.

- Keni ndonjë dedikim për këtë titull?

- Këtë vit kam arsye shumë të forta për t’ia dedikuar titullin familjes dhe miqve të mi, pasi është i fundit si lojtar. Këtë titull e meriton familja ime.

- Dëgjuam për lamtumirën tuaj, por shumë nuk e besojnë. E keni mbyllur vërtet me futbollin e luajtur?

- Po, vërtet. E kam menduar shumë gjatë dhe është keqardhje, por edhe shumë gëzim e krenari për atë që kam arritur të bëj. Lamtumirën, të them të vërtetën, e kam menduar që vjet. Nëse këtë vit do të dilja kampion, do ta lija futbollin e luajtur. Pata një moment reflektimi në momentin kur disa ekipe, që dua t’i falënderoj, u interesuan për mua. Por, duke qenë se në Korçë më quajnë “legjendë”, dua ta mbyll si legjendë.

- Para tre muajsh thatë se kishit oferta dhe mund të luanit diku tjetër. Pse ndryshuat mendim?

- Isha shumë pranë kalimit në një ekip tjetër, madje kisha mbyllur gjithçka, por jam menduar më mirë dhe sinqerisht, nuk më shkonte të bëja një zgjedhje tjetër. Duhej ta mbyllja si kampion me Skënderbeun.

- Mund ta thoni cili ishte destinacioni juaj?

- Këto gjëra nuk kanë shumë rëndësi, por mund të them se një interesim goxha të madh ka pasur Partizani, që gjej rastin ta falënderoj, pasi më ka hapur dyert në çdo moment.

- Bledi, diçka ndodhi mes jush dhe drejtuesve të Skënderbeut, pati një ftohje marrëdhëniesh kohët e fundit...

- Jemi në ditë feste dhe nuk më takon ta prish këtë festë. Nuk është e hijshme të merrem me polemika. Mendoj se të dyja palët kanë menduar për të mirën e Skënderbeut dhe e rëndësishme është që dolëm kampion.

- Presidenti Takaj tha se në pjesën e dytë të sezonit, me largimin e Berishës dhe të Olainkës, nevojiteshin

(Vijon në faqen 9)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.