Alar Band: Ne, s’do presim edhe pak...

Intervista - - MUZIKE -

Alar Band janë një ndër grupet më në zë për momentin në tregun muzikor shqiptar. Djemtë e talentuar fituan zemrat e publikut me pjesëmarrjen e tyre në Këngën Magjike me këngën “Për ty e jap free”. Kjo bëri që djemtë të frymëzoheshin edhe për projekte të tjera po aq të bukura sa ajo këngë. E thënë më shqip, “Prit edhe pak” është projekti i radhës për ta. Kënga ka pak ditë që është lançuar dhe është pritur mjaft mirë nga publiku. Djemtë janë të rinj, po i kanë të qarta synimet e tyre… drejt vlerave dhe tingujve të bukur. Muzika duhet të shijohet duke e dëgjuar dhe jo të shihet për t’u pëlqyer; kjo është edhe teoria që Xhieldo Hyseni, Aldo Meta, Ardit Serica, Renato Kodra dhe Rey Shrali, e shpalosin në këtë intervistë për gazetën tonë.

Eraldo Harlicaj: - Përshëndetje çuna… Urime për këngën e re “Prit edhe pak”!

Alar Band: - Përshëndetje Eraldo, të falënderojmë. A të pëlqeu, të paktën? (Buzëqeshin)

- Patjetër, ju nuk zhgënjeni… - (Qesh) Deri tani jo. - Në radhë të dytë, do flisni me radhë, apo të gjithë bashkë?

- Flasim të gjithë njëherësh dhe persofikohena si Alar Band dhe jo si individë të veçantë. Do të jetë më mirë kështu.

- Çuna, pas suksesit të parë, vjen edhe projekti tjetër “Prit edhe pak”. Si lindi kënga?

- Kënga “Prit edhe pak” është një ide e menduar, pasi ne vijmë me ide reale në tregun shqiptar. Besojmë më shumë në ritmet e veglave muzikore, pasi jemi të mendimit që kurrë s’do t’u bjerë vlera. Kënga lindi si ide e producentit dhe lindi me vullnetin tonë të plotë, pasi kishim besim se do të dilte diçka vërtet e bukur.

- Kishit kohë që e men- donit këtë projekt, apo erdhi spontanisht?

- Këngën kishim kohë që e mendonim, por të themi të drejtën, edhe spontaniteti bëri që kënga të tingëllonte bukur, pasi momentet tona të natyrshme gjatë krijimit të këngës apo edhe gjatë klipit, e bënë më të bukur.

- Duket se kënga është në të njëjtin stil me “Ta jap free”. Duke qenë se arritët sukses me të parën, donit të përsërisnit veten me këtë rrymë?

- Kënga është vazhdimësi e një projekti që kemi nisur dhe besoj se në vazhdim do të ketë edhe më të buku- ra. Ne mendojmë që me këngët tona të përcjellim mesazhe të mira.

- Në bazë të kësaj që thoni, ju intereson më shumë të bëni muzikë të vërtetë sesa të jeni komercialë?

- Kjo është ajo që duam ne, realisht. Duam të kthehemi te tingujt e te mesazhet e bukura të muzikës dhe të mos degjenerojmë në antivlera, por të sjellim vlera të mirëfillta.

- Sa kohë punuat për këtë projekt?

- Ky projekt na ka shkuar duke ‘’ pritur edhe pak’’, në mënyrë që çdo notë, çdo fjalë e çdo imtësi të trajtohet me një mesazh për publikun, si përsa i përket këngës, ashtu edhe videoklipit.

- A mund të na tregoni fabulën që përcjell videoklipi?

- Për videoklipin është kujdesur studioja më e re në treg ‘’ Mojo Production’’. Ata na kanë ndihmuar të përcjellim mesazhin e këngës. Fabula është e thjeshtë dhe e gjen në përditshmërinë e secilit. Djali i shprehet vajzës “prit edhe pak” që të mund të gjejë fjalët e duhura për ta kërkuar atë në shtëpi, pasi gjërat mendohen të shkojnë në seriozitet, ndërkohë që vajzës, djali i shfaqet kudo në jetën e përditshme si një iluzion, te çdokush që e rrethon.

- Jeni të kënaqur me mënyrën se si është pritur kënga? I ka arritur pritshmëritë tuaja?

- Ne jemi ende të rinj në tregun muzikor dhe jemi tej mase të kënaqur, pasi shikojmë që rritemi çdo ditë nga vlerësimi i publikut. Kjo do të jetë e ardhmja jonë dhe e shohim të ndritur. Fansat tanë rriten çdo ditë dhe na frymëzojnë për projekte edhe më të bukura.

- Nëse do t’ju duhej të zgjidhnit mes “Për ty e jap free” apo “Prit dhe pak”...

- Të dyja këngët kanë rit- me të bukura dhe në të dyja këngët ka mesazhe reale. Besojmë se vlera ka në të dyja, edhe pse vizioni ynë është te risia. Prandaj, sikur jemi afeksionuar më shumë, me këtë të dytën, ama nuk mund të përzgjedhim mes tyre, pasi i kemi bërë të dyja me shumë dashuri.

- Po bashkëpunoni me producentin Elgit Doda, apo jo?

- Me Elgitin, përveçse kemi marrëdhënie profesionale, tani jemi bërë si një familje, pasi na lidhin shoqëria dhe muzika.

- Mund të na tregoni ndonjë moment pikant në punë e sipër për videoklipin?

- Në xhirime nuk kalonte një sekondë pa të qeshura dhe humor, ndonëse parësore ishte puna. Duam të tregojmë një moment interesant: Kur po xhironim klipin, na humbi harku i violinës. Të gjithë po e kërkonim, kur gjetëm njërin nga anëtarët e stafit duke kruar kurrizin me të. (Qeshin) Edhe tani kur na kujtohet, qeshim me të madhe.

- Çfarë e mban kaq të bashkuar grupin tuaj?

- Idetë e njëjta, miqësia e hershme dhe vizioni për të ardhmen.

- Keni frikë se një ditë mund të shkëputeni, ashtu si shumica e grupeve?

- Realisht, s’e kemi menduar, por as mund ta themi që s’do të ndahemi. Ne shpresojmë të jemi bashkë, pasi vetëm të bashkuar mund të realizojmë ato që deri më tani kemi ëndërruar.

- Keni në plan ndonjë pjesëmarrje tjetër në kompeticionet muzikore?

- Planet janë afatgjata dhe pjesëmarrja nuk do të mungojë, por do t’i zbulojmë me kohën.

- Të dashurat a bëhen xheloze për ju dhe fanset tuaja?

- Jo, jo, jemi besnikë. (Qeshin)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.