Mira Janji: Këngëtarët më bëjnë propozime qesharake

Intervista - - MUZIKE -

Mira Janji është nga ato këngëtare që nuk ngjallin debate të zhurmshme qoftë për stilin, vokalin, apo paraqitjen skenike. Nuk e shihni me klipe që bëjnë bujë, as me zhveshje në kufijtë e banales e megjithatë ajo vazhdon rrugën e saj, duke sjellë vazhdimisht materiale të reja. Biondja simpatike ka fituar zemrat e publikut me thjeshtësinë dhe muzikën ku çdokush gjen një pjesë të vetes. Por projekti i saj më i fundit, ka qenë një efekt surprizë për të gjithë. Me këngën “Mon amour”, këngëtarja na konfirmon se di të jetë artistja për të cilën edhe është shkolluar. Një arsye më tepër për ta dëgjuar me kënaqësi Mirën...

Ariana Bregu: - Mira, me këngën “Mon amour” vjen kaq ndryshe! Pse e kishe privuar publikun për kaq kohë të të shihte në këtë formë?

Mira Janji: - Në fakt, unë kam dashur gjithmonë të vij me atë që di të bëj më mirë. Këtë herë doja të vija me vlerat e mia të vërteta, duke qenë se jam një këngëtare e kompletuar. Një këngëtar i madh është ai që i këndon të gjitha.

- Ku e pozicionon veten me këngën e fundit? - Tek artistët e vërtetë. - Çfarë i kënaq shijet e tua në muzikë?

- Muzika në tërësi është jeta ime dhe unë pa muzikën ndihem bosh. Është një pasion fëmijëror që sa vjen e më shtohet, prandaj edhe e kam studiuar. - Nga përvoja jote, shqiptarët janë thjesht dëgjues apo kërkues në atë çfarë dëgjojnë sot? - Ka thjesht dëgjues, por edhe kërkues. Pjesa që e kupton muzikën e vërtetë është në minorancë, ama edhe pse e paktë në numër, ajo kategori di të jetë kërkuese për çfarë dëgjon. - Pse nuk të kemi parë si pjesëmarrëse në ndonjë kompeticion të rëndësishëm të këngës? - Jam shfaqur rrallë, por kam marrë pjesë. Kam qenë pjesëmarrëse me Kastro Zizon një herë te Kënga Magjike, si dhe në festivalet e tjera, kur isha studente në Akademinë e Arteve. - Si do ta përshkruante veten Mira për ata që nuk e njohin? - Si të sjellshme, të edukuar dhe mbi të gjitha, shumë zemërmirë. - Emocioni më bukur? - Kur fitoja çmime të para te Zërat e rinj në Lice dhe çmimin kryesor te “Çelësi Muzikor” në Kosovë. Edhe çmimet e tjera janë emocione të bukura, sepse vlerësohet gjithë puna dhe mundi im. - Ç’gjëra të bukura ke bërë gjatë kësaj kohe? - Këngë të reja për publikun e gjerë. - Ç’do të thotë rutinë për ty? - Të njëjtat gjëra. - Cila ishte rutina e ditës së sotme dhe çfarë e theu atë? - Mundo hem të mos krijoj rutinë. - Çfarë t ë bën ar- i tiste? - Arsimimi i duhur, përkushtimi, puna dhe kultura.

- Për çfarë pendohet një artiste?

- Për kohën e paktë që ka për jetën private sepse një pjesë të madhe të saj ia kushton profesionit.

- Pendohesh më shumë për gjëra që i ke bërë apo që nuk i ke bërë? - Që nuk i kam bërë. - Dikush përmendi faktin që ti bën foto të bukura, e zhveshur aq sa duhet, pa u dukur vulgare. Çfarë konsideron ti vulgare?

- Vulgarja është joartistike dhe për mua, fotografia është art më vete.

- Çfarë të mërzit më shumë nga koha që kalon? - Njerëzit mosmirënjohës. - Zhvillimi yt personal në çfarë konsiston?

- Në personalitetin e lartë që më karakterizon.

- Një figurë shembull për t’u ndjekur? - Selin Dion. - A është paraja pushtet sot?

- Është, por pa talent, është pa vlerë.

- Ku të çojnë parashikimet për të ardhmen?

- Gjithmonë në gjëra pozitive dhe të bukura, non stop me këngën.

- Shqetësimet e vogla që përbëjnë ditën tënde...

- Mundohem të mos krijoj shqetësime pasi për profesionin më duhet sa më shumë qetësi.

- Nëse ndodhesh përpara një jurie dhe të duhet të tregosh sa vlen, si do ta menaxhoje situatën?

- Para një jurie të denjë do të jepja gjithë forcat e mia që të më vlerësojnë për atë që jam në të vërtetë; një këngëtare e madhe. - Kujtimi më i bukur? - Sa herë që nxjerr këngë të re për publikun, për mua shtohet një kujtim i bukur. - Ai që do ta harrosh? - Ato me personat negativë.

- Në ç’rast do të gënjeje?

- Kur dua të justifikohem gjatë vonesave në takime sepse në përgjithësi, jam shumë strikte.

- Për çfarë të merr malli?

- Për prindërit e mi që i dua shumë, kur këndoj jashtë vendit.

- Në ç’gjendje shpirtërore je tani?

- Të mirë, përgjithësi.

- E njeh mirë dashurinë? Si do ta përkufizoje?

- Është gjëja më e bukur që ekziston.

- Je në pritje apo në kërkim të saj? - Në pritje. - Sa e ndjen vëmendjen e meshkujve? Të bezdis kjo gjë?

- Shumë dhe jo, nuk më bezdis, përkundrazi, më jep kënaqësi. në

- Komplimenti që të kënaq?

- Je shumë e mirë dhe e edukuar siç duhet.

- Cila është këshilla më e mirë që të kanë dhënë ndonjëherë?

- Puna është mënyra më e mirë për të ecur përpara. Pa lodhje dhe mundim, nuk ka asgjë.

- Cila është e meta që je e ndërgjegjshme që e ke?

- I përkushtohem shumë pamjes time të jashtme, pa patur aq shumë nevojë.

- Po virtyti me të cilin krenohesh?

- Ndihem e plotësuar si në profesion, ashtu edhe në inteligjencë.

- Hera e fundit që të kanë ndaluar ndërsa ngisje makinën?

- Para një muaji, në Prishtinë.

- I frekuenton pabet për t’u argëtuar?

- Jo, se nuk më mbetet kohë. Ndonjëherë në të rrallë dal me shoqërinë time.

- Ke rënë ndonjëherë pre e depresionit?

- Jam munduar që çdo vështirësi ta kaloj pa probleme shëndetësore.

- Gabimi më fantastik që ke bërë?

- Që mund të kem kënduar këngë që nuk i përshtaten stilit tim muzikor, por që një pjesë e njerëzve i pëlqejnë, se preferencat muzikore te shqiptarët janë nga më të ndryshmet, gjë që nuk ndodh jashtë vendit.

- Një propozim me të cilin ke qeshur?

- Me propozimet e shumë këngëtarëve për këngë duet, që as nuk i përshtaten rrymës sime muzikore.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.