Linda Halimi krah Rihanës

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Në njërën prej tyre ajo shfaqet në prapaskenë bashkë me 2 Chainz, Missy Elliot dhe vetë Rihanën. Duket se këngëtarja shqiptare e ka kon- sideruar këtë si një mbrëmje tepër të veçantë dhe për këtë arsye, i ka dedikuar edhe një status në të cilin shkruan: “Isha aty bashkë me ekipin e Riri’t dhe ekipin tim, ku kemi festuar deri në orën 3 të mëngjesit! Thjeshtësia e Riri’t e bënte atë edhe më të bukur sesa paraqitet në media. Edhe mënyra se si sillej aq e dashur dhe e mirë të gjithë stafin, të bënte të shohësh që pavarësisht statusit, të qëndrosh me këmbë në tokë tregon më shumë klas dhe bukuri. Kam bërë aq shumë video saqë më vdiq telefoni! hahaha Desha t’i ndaja edhe me ju këto eksperienca me video live, por pastaj, pasi jemi futur në dhomën e Rihanës, ishte koha për koktejl dhe i kemi ndalur të gjithë telefonat për të shijuar këto momente më mirë. Nuk kam marrë foto personale me të sepse një gjë të tillë e bënin fansat me të para se të dalë në skenë dhe unë nuk isha aty si fanse, por si një artiste tjetër me ekipin e saj, për ta mbështetur, ashtu siç ishte edhe Missy Elliott, 2 Chainz etj. Nuk e pashë të arsyeshme ta bezdis meqë po festonim të gjithë bashkë. Kemi qëndruar bashkë në prapaskenë para dhe pas daljes së saj në skenë. Faleminderit edhe stafit të Rihanës dhe vetë asaj për mikpritjen, ushqimin, pijet dhe gjithë atë qejf që do ta mbaj mend gjatë ”

“Nga skena e American idol”, në koncertin e Ririt… Mos ndoshta në vazhdim do ta shohim Lindën në të njëjtën skenë, por këtë herë si protagoniste?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.