Sarasi dhe Kumudi lidhen së bashku

“Sarasvatiçandra”

Intervista - - TELENOVELA -

Kumari takohet me të dashurin

Dugba i tregon Kumudit se ajo e do shumë Sarasvatiçandrën, pasi është kujdesur për të pas vdekjes së Sarasvatit, deri në momentin kur Gumani e mori me vete. Suni i kërkon Gianit dhe Vidjaçaturit që t’i tregojnë atij fshatin. Kumari shkon fshehurazi të takojë të dashurin e saj, i cili është një nëninspektor policie.

Sarasit i rizgjohen kujtimet

Sarasvatiçandra është i mërzitur për faktin se si ka përfunduar vendi i shkollës së tij. Dugba pyet Kumarin se ku ka qenë dhe zemërohet shumë me të, por Kusumi përpiqet të gjejë një justifikim për ta shpëtuar nga kjo situatë. Sarasvatiçandra pyet Dugbanë në lidhje me nënën e tij. Dugba nis të tregojë historitë e fëmijërisë së Sarasvatiçandrës, për Kumudin e të tjerët. Sarasit i rikujtohet momenti i vdekjes së nënës së tij dhe ndihet shumë keq. Të gjithë shqetësohen për reagimin e tij, por ai nuk i jep llogari askujt dhe vrapon për në dhomën e tij.

Sarasi vendos të mos dalë nga dhoma

Sarasvatiçandra mbyllet në dhomë dhe nuk pranon ta hapë atë për askënd.

Suni i kërkon ndihmë Kumudit, por Sarasi nuk dëgjon asnjeri. Gumani fajëson Kumudin për këtë situatë të krijuar. Ndërkohë, Laksminandani vjen në Ratnagiri dhe Kumudi i tregon atij për Sarasvatiçandrën.

Sarasi nuk pranon ta takojë të atin

Kumudi i tregon Sarasvatiçandrës që Laksminandani ka ardhur në Ratnagiri për të parë atë. Ai i rrëfen asaj se Laksminandani nuk e ka përqafuar kurrë, pas vdekjes së nënës së tij dhe se ai ndihet shumë keq për këtë fakt.

Kumudi përpiqet ta ndihmojë Sarasin të afrohet me të atin, gjë për të cilën nuk i vjen aspak mirë Gumanit. Kumudi e shikon Laksminandanin duke përkëdhelur të birin dhe gëzohet me këtë fakt. Dugba i kërkon Laksminandanit t’i japë Sarasvatiçandrës pak kohë për t’u menduar mbi vendimin e tij.

Kumudi feston ditëlindjen

Të gjithë e urojnë Kumudin për ditëlindje, sapo ajo zgjohet në mëngjes. Ajo gëzohet shumë kur mëson se Laksminandani ka organizuar një festë të madhe për të. Ajo pret që Sarasvatiçandra të vijë për ta uruar, por ai nuk e gjen dot mundësinë. Ndërkohë, Kumari interesohet për të mësuar më shumë në lidhje me të atin, por Dugba ia ndalon asaj që të flasin për të. Nga ana tjetër, Gumani vazhdon të përplaset me Dugbën dhe gëzohet me vete, ndërsa mendon për të fshehtën që ajo ruan me aq fanatizëm.

Dugba merr një letër

Gumani dhe Dugba vazhdojnë të fyejnë njëratjetrën. Gumani planifikon t’i dhurojë një palë byzylykë Kumudit, vetëm e vetëm me qëllim që të fyejë Dugbën, por nuk ia arrin dot. Kumudit i dhurojnë lule fëmijët e shkollës. Dugba, nga ana e saj, merr një letër dhe e zemëruar, ia nxjerr të gjithë inatin e saj Kumarit. Çfarë fshihet në atë letër?

Sarasvatiçandra falënderon Kumudin

Kumari del fshehurazi nga shtëpia gjatë natës, por kjo nuk i shpëton Kumudit, e cila nis ta ndjekë atë.

Ndërsa është duke e ndjekur, Kumari i shpëton nga sytë Kumudit, por në atë moment aty vjen Sarasi, i cili e mban që të mos rrëzohet. Ai e falënderon Kumudin që e bashkoi sërish me të atin. Ndërkohë, Kumari ka takuar Umeshin, të cilit i kërkon që të gjejë informacione në lidhje me babain e saj. Disa njerëz ndjekin Kumudin dhe Sarasi i rreh.

Sarasit i kthehet buzëqeshja

Sarasi i tregon Kumudit se tashmë është lodhur nga emocionet e shumta negative që ka përjetuar dhe dëshiron t’i lërë pas ato. Dugba dhe Suni gëzohen kur shohin më në fund buzëqeshje në fytyrën e Sarasvatiçandrës. Kumudi i thotë Dugbës se tashmë, ajo e ka përmbushur qëllimin e saj. Ndërkohë, Shakti kritikon sjelljen e Kumudit dhe i thotë diçka Vidiaçaturit...

Kumudi dhe Sarasi kanë rënë në dashuri

Kumudi dhe Sarasvatiçandra i shprehin dashurinë njëri- tjetrit. Gumani i shikon ata të dy të përqafuar. Kumari i tregon Umeshit një foto që mund ta ndihmojë për të gjetur babain e saj. Dug- ba dhe Gunijali flasin për babain e Kumarit. Gumani dëgjon bisedën e tyre dhe bëhet kurioze për jetën martesore të Dugbasë.

Gumani përballet me Kumudin

Gumani e pyet Kumudin para të gjithëve se ku ka qenë një natë më parë. Dugba mbron Kumudin, duke thënë se ajo ishte në dhomën e saj.

Suni dhe Kumari ndihmojnë Sarasvatiçandrën dhe Kumudin që të komunikojnë me njëri-tjetrin me letra fshehurazi të tjerëve. Gumani përballet me Kumudin, duke ia treguar asaj hapur armiqësinë që ka.

Sarasi planifikon një takim

Gumani ia bën të qartë Kumudit se ajo nuk dëshiron që ajo të jetë nusja e saj, por Kumudi i shpërfill fjalët e saj. Sarasi vendos të lërë një takim me Kumudin dhe i kërkon një mendim Sunit. Kumudi përgatitet për të kaluar një ditë të bukur me të dashurin e saj, por Gumani ka plane të tjera...

Sarasvatiçandra humbet takimin

Umeshi kërkon ta marrë me vete Kumarin në një vend larg nga fshati. Kumudi shkon në vendin e takimit të parë të dashurisë dhe pret atje për Sarasvatiçandrën. Për ta penguar këtë të fundit që të shkojë në takim, Gumani hiqet sikur është e sëmurë dhe i kërkon ndihmë atij.

Vonesa e Sarasit e zemëron shumë Kumudin, e cila pret e vetme në vendin e takimit. Kur shikon se ka kaluar shumë nga orari i takimit të tij, Gumani e lë të lirë Sarasin, por ndërsa ai përgatitet të ikë, Kumudi kthehet në shtëpi dhe nuk pranon të flasë me të. Megjithatë, Sarasi e ndjek pas kudo, duke u përpjekur ta ndihmojë, në mënyrë që ajo ta falë për gabimin e tij...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.