Xhandani i kërkon falje Dilarës

Intervista - - TELENOVELA -

Gylsereni shkon në spital dhe përpiqet ta bindë Hazallin të vazhdojë me fizioterapinë, por thyhet para lotëve të së bijës dhe e merr atë me vete në shtëpi. Haruni i telefonon Xhihanit, por nuk i flet në telefon. Haruni me Xhandanin jo vetëm bashkëpunojnë, por edhe janë të lidhur dhe jetojnë së bashku. Xhandani është shumë e dashuruar dhe bëhet xheloze për të, pa e ditur se në të vërtetë, në zemrën e Harunit është ende Dilara, me të clën ai ka qenë i dashuruar që në shkollë. Qëllimi i Harunit është të shkatërrojë perandorinë e Xhihanit dhe të afrohet sërish me Dilarën dhe ai e shtyn Xhandanin të afrohet me Dilarën. Xhandani shkon në shtëpinë e saj dhe i kërkon të falur për gjithçka që ka ndodhur mes tyre. Xhandani i tregon Dilarës se nuk është më avokate e Ozkanit dhe se është penduar shumë për gjithçka që ka bërë kundër saj. Dilara pranon t’i japë asaj edhe një shans për të qenë mike sërish.

Haruni betohet se do ta shkatërrojë Xhihanin

Dilarës nuk i vjen aspak mirë që Gylsereni e ka mar- rë Hazallin pa e bërë fizioterapinë dhe i thotë se dëshira e saj e vërtetë është që Hazalli të mos shërohet kurrë. Hazalli i kthehet asaj kundër duke i thënë se i ka telefonuar Gylserenit, pasi po t’i kishte telefonuar asaj, ajo do ta kishte detyruar të bënte një gjë që kishte frikë ta bënte. Dilara grindet sërish me Gylserenin dhe Sollmazi i gjen në mes të bisedës. Dilara nuk e humbet rastin për ta trajtuar Gylserenin si shërbëtore në sytë e Sollmazit dhe të shoqes së saj. Emineja përpiqet ta ngushëllojë Gylserenin duke i thënë se Dilara nuk është një grua e keqe, vetëm se ndonjëherë sillet ashpër me njerëzit... Xhansuja nuk i bie në sy Gylserenit për faktin se ka nisur të dyshojë në qëllimet e saj të vërteta. Nga ana tjetër, Hazalli e trajton Xhansunë me arrogancë, ashtu si Dilara Gylserenin. Edhe marrëdhëniet mes Xhihanit e Ozanit tendosen në maksimum. Ozani tashmë është shumë i armiqësuar edhe me Gylserenin...

Haruni viziton varrin e motrës së tij, Hajalit, e cila dikur ka qenë e dashuruar me Xhihanin dhe që ka vdekur në moshën 20-vjeçare. Haruni, që fajëson Xhihanin për vdekjen e saj, i betohet se do të marrë hak... Haruni përballet për herë të parë pas shumë vitesh me Xhihanin në një restorant, por ky i fundit nuk e vë re.

Xhihani i rrëfen Dilarës se është i dashuruar

Një grindje mes Gylserenit dhe Dilarës bëhet shkak për një trazirë tjetër në shtëpi, por të gjithë merren me tekat e Hazallit dhe askush nuk e vë re se në një gjendje shumë të rëndë psikologjike është edhe Xhansuja, e cila mbyllet në vetvete dhe nuk flet me askënd.

Dilara dhe Xhihani bëjnë një bisedë shumë të dhimbshme. Ai i thotë asaj se ka shumë të drejtë që zemërohet me të dhe me Gylserenin, por i thotë se martesa e tyre kishte marrë fund kohë më përpara se të shfaqej Gylsereni në jetën e tyre. Xhihani i hap zemrën duke i thënë se ajo është shumë e rëndësishme për të dhe se gjithmonë do ta respektojë. Pastaj, ai i kërkon të falur dhe e pranon për herë të parë para saj se është i dashuruar me Gylserenin, gjë që e shkatërron përfundimisht Di

larën.

Alperi bashkëpunon me Harunin

Alperi nis të bashkëpunojë me Harunin. Ai i dorëzon atij të gjitha dokumentet që ka ruajtur që nga koha kur ishte ortak me Xhihanin dhe si shpërblim, Haruni e punëson si drejtor të marrëdhënieve me publikun. Shumë shpejt, Alperi e kupton se Haruni po tallet me të dhe se thjesht e ka futur në një zyrë, pa i dhënë në të vërtetë asnjë përgjegjësi reale.

Dilara hapet me Rahmiun dhe i thotë atij se pas asaj

Pa e ditur ku të shkojë, Xhansuja troket në derën e Ozkanit. Ky i fundit lumturohet kur sheh të bijën dhe bën të pamundurën që ajo të ndihet mirë në shtëpinë e tyre. Xhansuja i kërkon Ozkanit që të qëndrojë në shtëpinë e tyre dhe Ozkani, i prekur nga kjo kërkesë, përlotet.

Nga ana tjetër, në shtëpi, të gjithë shqetësohen për mungesën e Xhansusë. Xhihani shkon në shtëpinë e Derjas, për të pyetur Gylserenin nëse është me të. E shqetësuar, Gylsereni del me të dhe të dy së bashku, pa ditur ku të kërkojnë tjetër, shkojnë në shtëpinë e Ozkanit. Atje, përballen me Xhansunë, e cila ngul këmbë të qëndrojë me babain e saj të vërtetë. Xhansuja i tregon Xhihanit se është zemëruar me të dhe me Gylserenin, pasi ajo nuk ka ardhur në shtëpi për Hazal-

Haruni vrojton nga varka e tij, shtëpinë e Xhihanit. Ozkani nis të ndihet keq, pasi Xhansuja, duke parë gjendjen e tyre të keqe dhe faktin që grinden për para, del dhe bën pazare për shtëpinë. I vendosur për t’i krijuar kushtet së bijës, ai shkon në bankë të tërheqë para, por atje mëson se banka i ka konfiskuar të gjitha paratë, për shkak të një borxhi që ka patur. Ozkani ndihet i shkatërruar që nuk arrin dot ta mbajë vajzën e tij dhe i hapet shokut të tij, pa mundur të shkojë në shtëpi dhe të përballet me paaftësinë e tij si burrë e si baba...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.