Xhansuja heq dorë nga Gylsereni e Xhihani. Zgjedh të jetojë me Ozkanin

Intervista - - TELENOVELA -

“Fate të kryqëzuara”

Hazalli, që duke u përpjekur të bëjë viktimën, nuk do që të tjerët të mësojnë se ajo ka nisur të ecë, nuk pranon të bëjë fizioterapinë dhe u bërtet mjekeve. Ajo i telefonon Gylserenit pikërisht në momentin kur kjo e fundit po bëhet gati të ikë nga shtëpia e Xhihanit. Hazalli i kërkon asaj duke qarë që të shkojë ta marrë, pasi ka frikë ta bëjë fizioterapinë me goditje elektrike. Edhe një herë tjetër, Gylsereni nuk arrin dot të ikë nga shtëpia e Xhihanit... që i ka thënë Xhihani, nuk ka më ndërmend të luftojë për të. Rahmiu ngul këmbë se dashuria e tij për Gylserenin do të mbarojë shumë shpejt dhe se ajo duhet të luftojë për të ruajtur familjen e saj. Xhansuja, duke i dalë në mbrojtje Gylserenit, grindet edhe me Ozanin. Këtë herë është radha e Rahmiut që të grindet me Gylserenin, e cila nuk i duron dot fjalët e tij të rënda dhe niset të dalë. Në oborr ajo përballet me Xhihanin, i cili e përqafon dhe ata puthen. Këtë skenë, padashje, e shikon Xhansuja, e cila sapo po kthehet nga grindja me Ozanin. Ndonëse është në dijeni të dashurisë që i lidh Gylserenin me Xhihanin, Xhansuja ndihet shumë keq pas kësaj skene dhe ikën nga shtëpia pa e parë askush.

Xhansuja zemërohet dhe zgjedh Ozkanin!

lin, por për Xhihanin. Xhihani i thotë se ia ka thënë edhe më parë që është i dashuruar me Gylserenin dhe se përkrah saj është më i lumtur se kurrë. Xhansuja ngelet pa fjalë dhe po ashtu, edhe Gylsereni, e cila ndihet shumë mirë kur shikon vendosmërinë e Xhihanit. Ata e lënë Xhansunë në shtëpinë e Ozkanit, siç dëshironte dhe së bashku dalin në një shëtitje, ku ndihen edhe më afër njëri-tjetrit...

Xhihani i tregon Dilarës se Xhansuja ka shkuar te Ozkani dhe ka vendosur të qëndrojë me të. Me gjithë kërkesën e Xhihanit për të mos e bërë, ajo së bashku me Ozanin nisen të marrin Xhansunë, me ndihmën e policisë. Kjo e fundit nuk i pëlqen aspak Xhansusë, e cila tregohet më e vendosur se kurrë për të qëndruar me të atin. Ozkani lumturohet me qëndrimin e saj dhe Dilara e Ozani ikin, pa mundur t’ia kthejnë mendjen Xhansusë.

Ozkani humbet të gjitha paratë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.