12 prova se faza e njohjes është më e mirë se jeta në çift

Intervista - - INTIMITET -

Edhe beqarët më të bindur nuk mund t’i injorojnë përparësitë e jetës në çift. Ato janë të shumta, si të shihni një film së bashku, të mbështjellë të dy me një batanije kur bën ftohtë, ose të kesh gjithmonë dikë gati për të bërë dashuri me ty. Megjithatë, faza më e mirë e jetës në çift, mbetet ajo e njohjes. Të fillosh një lidhje dashurore do të thotë të kalosh disa javë duke i ardhur rrotull tjetrit, duke hezituar, duke ndier të famshmet “flutura në stomak”. Ende nuk jeni të bindur? Ja, disa prova se momentet më të bukura të jetës në çift janë ato para bashkëjetesës...

1. Të kesh gjithë të mirat e jetës në çift, pa të këqijat e saj.

Në fillim të lidhjes suaj, ju dilni shumë së bashku, përqafoheni dhe putheni shpesh, me një fjalë, bëni gjërat më të bukura të jetës në çift. Por ai nuk është partneri juaj zyrtar, ose jo akoma. Gjithçka është kaq e lehtë dhe ju nuk keni pse i jepni llogari njeriu.

2. Ende nuk e njihni xhelozinë.

Jo vetëm që nuk jeni xhelozë, por jeni aq të pandarë, sa ideja e një konkurrence të mundshme as që ju shkon nëpër mend. Xhelozia dashurore? Ç’të jetë vallë?

3. Jeni ende nervozë në praninë e njëri-tjetrit.

Jeni ende në një stad, ku si njëri, ashtu edhe tjetra, jepni gjithçka për të qenë versioni i përkryer i vetvetes. Imazhi juaj seksi do të prishet pak ditën kur ai do t’ju thotë se ju ka ngecur pak majdanoz ndërmjet dhëmbëve.

4. Përjetoni marrëdhënie seksuale, njëra më e fuqishme dhe e zjarrtë se tjetra.

Ju ende po zbuloni njëritjetrin. Sa herë që ai ju prek, ju dridheni; sa herë që bëni dashuri, është më e mirë se hera e mëparshme. Nuk bëhet fjalë të kaloni ndonjë natë pa bërë dashuri.

5. Keni ende shumë gjëra për të mësuar për tjetrin...

...që nga mënyra si e ka bërë atë shenjën e vogël në faqe e deri te pozicioni seksual i preferuar. Zbulimi i kësaj është një lojë shumë e këndshme.

6. Ju prisni me padurim...

...momentin kur ai do t’ju propozojë që lidhja juaj të bëhet serioze.

7. Të shkoni në restorant së bashku është kënaqësi, jo detyrim.

Ju ende nuk keni krijuar rutinën tuaj të milimetruar: Film të dielën, pazar të hënën, restorant të mërkurën... Ju jeni kaq mirë së bashku, sepse nuk e keni problem të mos bëni asgjë tjetër.

8. Secili ka sekretet e veta.

Megjithëse secili ka sekretet e tij, bisedat serioze dhe rrëfimet janë shumë të rëndësishme për të krijuar besimin në çift. Por, në fazën e joshjes, anët më të errëta të personalitetit dhe të jetës sonë ende nuk kanë dalë në shesh. Kështu, ne qeshim e përfitojmë nga dashuria që po lind; gjërat serioze do të vijnë më vonë.

9. Ndieni gjithmonë dashurinë me shikim të parë të takimit të parë.

Në fakt, ju keni ende pak stres duke pyetur veten nëse ai ju vlerëson vërtet. Vetëm se, në fund të fundit, ju e dini se ai ju vlerëson dhe dëshiron, sepse rri me ju gjithë kohën!

10. Jeni ende në një lidhje pa zënka.

Megjithëse zënkat nuk kanë shumë rëndësi ( bile janë një fazë e detyruar e jetës në çift), ato lënë gjithmonë pas, pak tension dhe mëri. Meqë është fillimi, ju në parim nuk keni pasur ende kohë për t’u zënë. Lidhja juaj për momentin rrjedh si një lumë i gjatë, i qetë.

11. Krenoheni me të para shoqërisë.

Ku ka më bukur sesa të krenoheni me të dashurin tuaj të ri para shoqërisë? Dhe, sa mirë do të ishte që edhe ata ta vlerësonin dhe të flisnin fjalë të mira për të.

12. Teknikisht, ju jeni ende të lirë që të takoni dikë tjetër.

Jo se juve ju shkon në mendje diçka e tillë. Përkundrazi, fakti që jeni të lirë ju jep më shumë dëshirë të takoheni me të dashurin tuaj aktual.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.