Tradhtarë nuk janë burrat, por gratë!

Intervista - - INTIMITET -

Kanë ngjallur debate rezultatet e një studimi të gjerë të Institutit të Andrologjisë në Greqi, të cilat kanë lidhje me arsyet që i kanë çuar 8 në 10 gra greke në krahët e burrave të tjerë. Gjëja më mbresëlënëse është se, në kundërshtim me mendimin e përgjithshëm se janë burrat që tradhtojnë më shumë, nga rezultatet ka dalë se edhe gratë janë po aq “të prapa”, me një përqindje që kap shifrat 78%, kundrejt 84% të burrave. Në studimin që zgjati dy vjet, morën pjesë 2000 çifte dhe rezultatet treguan edhe një herë barazinë e sekseve në këtë drejtim, si dhe disa pika kyç të tradhtisë së grave: masë- të dashurës- bashkëshortes, sidomos në ditët e sotme, kur gratë tregohen shumë të dobishme dhe dinë të marrin vendimet e duhura. gjëra të tjera... i keq, por kthehu prapë mbrapsht, sepse shërben për gjëra të tjera, më të thjeshta. Sepse burri, sa herë që të tradhtojë, do të kapet në flagrancë, ndërsa gruaja, vetëm kur e thotë vetë, sepse do ta thotë edhe për të dënuar burrin, me frazën e parapëlqyer “ka edhe më të mirë se ti”.

Si përfundim: “Gruaja që tradhton është një Madamë Bovari në të vërtetën e saj romantike, ku e vërteta e saj biologjike është se lind që të sjellë në botë pasardhës të shëndetshëm”, shpjegon drejtori i Institutit të Andrologjisë, doktor Kostandinos Konstandinidhis, i cili shton se gruaja lind tradhtare, ndërsa burri bëhet, në mënyrë që të mbrojë burrërinë e tij të brishtë. “Pra, gruaja e zotëron më shumë “karizmën” e tradhtisë, si një trashëgimi natyrale, ndërsa burri e fiton për arsyen kryesore që të duket burrë dhe këtë e tregon vazhdimisht duke krijuar një “harem” të tijin”, përfundon doktori.

Në studimin e ri, që u bë në bashkëpunim me gjinekologun Stamatis Handaka, kirurgët urologë Dreta dhe Fliatura, si edhe me profesoreshësn e sociologjisë, Andonopulu, specialistët u përpoqën të thelloheshin edhe më tej në arsyet e tradhtisë së gruas...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.