4 gjërat që kanë më shumë peng të moshuarit

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Me kalimin e ko hës na shtohen jo vetëm rrudhat dhe thinjat, por edhe dituria dhe mençuria për gjërat që kanë lidhje me të shkuarën. Po sikur t’i shkruanim një letër vetes sonë në të kaluarën, çfarë do t’i thoshim që të bënim ndryshe? Kjo ishte pyetja që iu bë të moshuarve në një sondazh të kohëve të fundit, që tregoi se cilat ishin pengjet e tyre më të mëdha në jetë. Ky studim u bë me një grup meshkujsh dhe femrash 70 vjeçarë, ndër të cilët kishte edhe pensionistë, edhe në gjendje pune. Ja, katër gjërat që ata do të kishin dëshirë të rregullonin nëse do të ktheheshin pas në kohë:

1. Do të doja të kisha udhëtuar më shumë.

Paratë dhe përgjegjësitë janë shpesh faktorët kyç që na pengojnë të bëjmë atë që duam në jetë, por ata që ndiejnë më shumë keqardhje janë të moshuarit 70 vjeçarë. 33% e tyre është shprehur se u ka mbetur peng që nuk kanë parë më shumë botë kur ishin të rinj dhe mund ta bënin diçka të tillë.

2. Do të doja të kisha kursyer më shumë para.

Kjo më kollaj thuhet sesa bëhet, por afro një e treta e 70 vjeçarëve, ose 31% e tyre thanë se do të donin të kishin kursyer më shumë para për ditët e pleqërisë. Sondazhi zbuloi se njerëzit e kësaj moshe kishin përsëri borxhe prej afro 40 mijë eurosh, përfshi këtu kredi, kar- ta bankare dhe borxhe personale. U zbulua gjithashtu se pensionistët britanikë në të 70-tat kishin të ardhura 28 mijë euro/vit, lehtësisht më të pakta se 30 vjeçarët, që fitonin mesatarisht 32 mijë euro në vit.

3. Do të doja të kisha ruajtur kontaktet me një mik ose pjesëtar familjeje.

Ndërkohë që jeta vazhdon, ne bëjmë njohje të reja, por të moshuarit 70 vjeçarë do të donin të kishin ruajtur kontaktet me miqtë e vjetër dhe me pjesëtarët e familjes. 17% e të anketuarve thanë se u vinte keq që kishin humbur kontaktet me një person të afërt për shkak të mungesës së vëmendjes, apo të neglizhimit.

4. Do të doja të mos humbisja një partner.

Pengu i katërt nuk u përket të gjithëve, por shumë prej të moshuarve u vinte keq për gjërat e pathëna “atij/ asaj që kishte ikur”. Një në shtatë vetë, ose 14% e të anketuarve, thanë se kishin pengje të këtij lloji nga e kaluara, gjë që tregon se koha dhe perspektiva nuk e pakësojnë dhimbjen e zemrës për një dashuri të humbur.

Duke kthyer kokën pas, në çdo moshë, ne mund të ndiejmë keqardhje për gjërat ose periudhat në të cilat do të donim të kishin vepruar ndryshe, por mbase këto sondazhe na kujtojnë se si ta jetojmë jetën sa më mirë, pa shumë pengje. Mos ka ardhur koha të planifikojmë ndonjë udhëtim?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.