Milkshake dietik me luleshtrydhe

Inës kuzh ii Kënd

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Të gjithë njerëzit e sot në Tokë rrjedhin nga një njeri i vetëm, që ka jetuar para afro 19 mijë vjetësh. Përsa i përket veçanërisht kontinentit të vjetër, gjysma e burrave evropiano-perëndimorë të sotëm rrjedhin nga një “mbret” i Epokës së Bakrit, i cili ka jetuar para afro 4000 vjetësh dhe që ishte themelues i një dinastie fisnikësh, të cilët më pas u shpërndanë në gjithë Evropën, duke krijuar komunitete me pak hierarki.

Këto janë përfundimet interesante të një analize të re gjenetike të kromozomeve të burrave, të kryer te 1244 burra, nga 26 popullsi të botës. Kromozomi në fjalë kalon vetëm nga babai te djali dhe mutacionet e tij të vazhdueshme tregojnë se kush lidhet me kë, duke bërë të mundur të krijohet një “pemë gjenealogjike” në kohështrirje. 42 shkencëtarë nga katër kontinente, me në krye doktorin Kris Tajler-Smith, të institutit gjenetik britanik Wellcome Trust Sanger deklaruan se bëhet fjalë për studimin më të madh që i është bërë ndonjëherë kromozomit Y dhe varianteve të tij gjenetike në të gjithë botën, duke zbuluar kështu historinë “e fshehtë” të burrave.

Ndër të tjera, analiza gjenetike ka treguar se ka pasur një shtim shpërthyes të numrit të disa grupeve burrash brenda disa brezave të vetëm, gjë që nuk ka ndodhur te gratë, as te burrat e tjerë. Një rast tipik është shtimi i shpejtë i popullsisë mashkullore para 50 000-55 000 vjetësh në Evropë e Azi dhe para 15 000 vjetësh në Amerikë. Vazhdojnë shtimet e mëvonshme të burrave në Afrikën subsahariane, në Evropën perëndimore, në Azinë jugore dhe lin- dore, para 8000-4000 vjetësh.

Ashtu siç tha edhe Tajler-Smith, këto “valë” shtimi ka gjasë të jenë shkaktuar nga përparimet teknologjike, që kontrolloheshin nga disa grupe të vogla burrash, si rrota për transportin dhe lëvizjen, metalurgjia, armët më të përparuara, etj. Këto përparime kanë ndihmuar në emigrimet dhe pushtimet. “Gjysma e popullsisë së burrave të Evropës rrjedh nga një burrë i vetëm. Sigurisht, ne vetëm mund të hamendësojmë se çfarë ka ndodhur. Shpjegimi më i mirë është se ky shtim ka ardhur si pasojë e disa përparimeve teknologjike që ishin në kontroll të pak burrave”, ka deklaruar ai. Studimi në fjalë është publikuar në revistën “Nature Genetics”. Përbërësit për 2 persona: 200 gramë salcë kosi e ëmbël 150 gramë luleshtrydhe 2 lugë ëmbëlsues (stevia) 8 copa akulli Kombinat për grirjen Përgatitja Lajini luleshtrydhet, hiquni bishtin dhe pastaj ndajini në dysh. Hidhni të gjithë përbërësit në kombinat dhe grijini derisa të kri- johet një masë homogjene. Hidheni milkshake-un në gota dhe pijeni me pipëz. Një version tjetër i kësaj recete është që ta ngrini kosin në frigorifer, pasi kështu do të evitoni copat e akullit. Mund të shtoni edhe ndonjë sheqer me vanilje, për më shumë aromë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.