A di të jesh i lumtur?

Intervista - - TEST -

1. I lumtur lind, nuk bëhesh. a. E vërtetë b. Gënjeshtër

2. Në renditjen e shteteve sipas lumturisë së banorëve të tyre, vendin e parë e zë... a. SHBA-ja b. Danimarka c. Zvicra d. Kanadaja

3. Emocionet negative janë më të fuqishme se ato pozitive. a. E vërtetë b. Gënjeshtër 4. Në përgjithësi, njerëzit e lumtur... a. Nuk shprehin mirënjohje, mirësi dhe falje. b. Nuk bëjnë rregullisht fizkulturë, seks dhe gjumë të mirë.

c. Nuk kanë të ardhura më të larta apo të jenë më të zgjuar se të tjerët.

d. E shijojnë gëzimin dhe janë optimistë.

5. Njerëzit më të lumtur në SHBA janë ata që jetojnë në... a. Verilindje b. Jug c. Bregun Perëndimor d. Veri

6. Nëse jeton në Kaliforni, ke predispozita për të mos qenë i lumtur. a. E vërtetë b. Gënjeshtër 7. Në cilën moshë njerëzit janë më të lumtur? a. 17-21 vjeç b. 29-35 vjeç c. 40-46 vjeç d. Mbi 50 vjeç

8. Cilat nga substancat kimike të mëposhtme nuk përdoren nga trupi që të ndihet mirë: a. Endorfina dhe triptofani b. Serotonina dhe dopamina c. Kortizoli dhe prolaktina d. Oksitocina dhe vazopresina 9. Çfarë i bën njerëzit më të lumtur? a. Seksi b. Paratë 10. Muzika na bën të lumtur sepse... a. Na e heq mendjen nga gjërat e tjera. b. Nxit trurin të prodhojë dopaminë. c. Aktivizon edhe anën e majtë, edhe atë të djathtë të trurit.

11. Çelësi për të qenë i lumtur, është të mos e lësh veten pre të trishtimit. a. E vërtetë b. Gënjeshtër 12. Çfarë e shton më shumë ndjesinë e lumturisë? a. Kënaqësia b. Mirënjohja 13. «Hedonofobia», «hedonizmi» dhe «hedonist», vjen nga fjala greke për: a. Kënaqësinë b. Dhimbjen c. Shoqërinë d. Mundimin

14. Çfarë bëjnë e qeshura dhe komedia në trupin e njeriut? a. Nxisin sistemin imunitar b. Na ndihmojnë të biem në peshë c. Të dyja së bashku

Përgjigjet

1. Përgjigjja e saktë është b-ja. Për shumë kohë, besohej se njerëzit lindnin të lumtur apo jo, pavarësisht se çfarë ndodhte në jetën e tyre, por kjo pikëpamje ka ndryshuar vitet e fundit, sepse studiuesit po mësojnë më shumë për shkencën e lumturisë. 2. Përgjigjja e saktë është b-ja. Sipas një studimi të vitit 2012, që merrte për bazë paratë, lumturinë dhe kënaqësinë, Danimarka zinte vendin e parë përsa i përkiste kënaqësisë e ekuilibrit punë-jetë dhe të 17in përsa u përkiste të ardhurave. Në krahasim me këtë, SHBA-ja zinte vendin e parë nga të ardhurat, por të 12-in në kënaqësinë e jetës dhe të 29-tin në ekuilibrin punë-jetë. 3. Përgjigjja e saktë është b-ja. Megjithëse disa studime tregojnë se emocionet negative janë më të fuqishme se ato pozitive në momentin që ndodhin (për shembull, ka më shumë gjasë të shqetësohesh kur humbet 500 lekë, sesa të gëzohesh kur fiton 500 lekë), emocionet pozitive fitojnë me kalimin e kohës. 4. Përgjigjja e saktë është c-ja. Nuk ka ndonjë tregues që vërteton se paratë blejnë lumturinë. Ndërkohë, studimet kanë treguar se njerëzit e lumtur kanë tendencë të: Shprehin rregullisht mirënjohjen, të jenë optimistë, të bëjnë shpesh akte bamirësie, të shijojnë evenimentet e gëzueshme dhe të falin. 5. Përgjigjja e saktë është b-ja. Duket se kjo ka lidhje me mikpritjen e jugut dhe me diellin e tij. Në një studim të vitit 2009 u tregua se shtetet e jugut janë më të lumtura, ndërsa ato lindore, si Nju Jorku, janë në fund të listës. 6. Përgjigjja e saktë është a-ja. Nga 51 shtete, Kalifornia zë vendin e 46-të për nga lumturia. Për çudi, Nju Jorku dhe Kalifornia janë nga fundi i klasifikimit në çështjen e lumturisë. Studiuesi Endrju Osvald, nga universiteti i Uaruikut në Konventri, Angli, thotë: «Shumë njerëz mendojnë se këto shtete janë vende shumë të mira për të jetuar, por problemi është se, nëse shumë njerëz e mendojnë kështu, ata lëvizin në këto shtete dhe, si pasojë, dendësia dhe rritja e çmimeve të shtëpive, bëjnë që “profecia” e tyre të mos dalë e vërtetë». Shteti me banorët më të lumtur në SHBA është Luiziana (jug). 7. Përgjigjja e saktë është b-ja. Është fakt, njerëzit janë më të lumtur, më pak të stresuar dhe ndihen më mirë me veten e tyre pas të 50-tave. Një studim i fundit me më shumë se 340 mijë njerëz tregoi se ndjenjat e mirëqenies përmirësohen pasi njeriu kalon moshën e mesme. Emocionet negative, si stresi dhe zemërimi fil- lojnë të pakësohen pas të 20-tave dhe njerëzit mbi të 50-tat shqetësohen më pak se të rinjtë. Studiuesit thonë se shkaku mund të jetë i thjeshtë; me moshën shtohet dituria dhe inteligjenca emocionale. 8. Përgjigjja e saktë është c-ja. Ngritja e moralit është e lidhur me çlirimin e serotoninës, endorfinës (kimikatet që e bëjnë trupin të «ndihet mirë») dhe oskitocinës, që njihet si hormoni i dashurisë/rehatisë/ dhembshurisë. Triptofani e ndihmon trupin të prodhojë serotoninë, kështu që edhe ai na ndihmon të ndihemi mirë. 9. Përgjigjja e saktë është a-ja. Lajme të mira për njerëzit që kanë më shumë aktivitet në dhomën e gjumit, sesa në llogarinë bankare. Studimet kanë treguar se seksi është më i mirë sesa paratë për lumturinë. Në përgjithësi, njerëzit më të lumtur janë ata që bëjnë më shumë seks dhe të martuarit (që thonë se bëjnë 30% më shumë seks sesa beqarët). 10. Përgjigjja e saktë është b-ja. Dopamina është kimikati që na bën të ndihemi mirë. Gjatë një studimi u zbulua se kur njerëzit dëgjonin muzikë, truri i tyre çlironte më shumë dopaminë. Në fakt, edhe thjesht të mendosh të dëgjosh muzikë, nxit prodhimin e dopaminës. Studiuesit mendojnë se kjo mund të shpjegojë faktin pse muzika, që nga ajo e Bethovenit e deri «Hello» e Adeles, kanë qenë një pjesë e rëndësishme e historisë njerëzore. 11. Përgjigjja e saktë është b-ja. Të mendosh pozitivisht nuk do të thotë të mos e lejosh veten të ndiejë trishtim. «Lumturia nuk është mungesa e trishtimit», thotë David Spigel, drejtor i Qendrës për Mjekësinë Integruese në Universitetin e Mjekësisë së Standfordit. Nuk vlen t’i përsërisësh gjithmonë vetes që duhet të jesh medoemos i lumtur. Duke hequr trishtimin, ti heq edhe emocione të tjera, pozitive. Kështu, njerëzit që përpiqen të ndrydhin emocionet e tyre, bëhen edhe më të ankthshëm dhe të deprimuar. 12. Përgjigjja e saktë është b-ja. Sigurisht, kënaqësia është e mirë dhe ne kemi nevojë për të, por lumturi nuk do të thotë thjesht të grumbullosh eksperienca të kënaqshme. Psikologët që kanë studiuar efektet e emocioneve pozitive, thonë se mirënjohja mund ta shtojë më shumë ndjesinë e lumturisë, nëse ne e fusim atë në veprimet e ndërgjegjshme dhe të rregullta. Të ndiesh mirënjohje, thonë specialistët, është diçka që duhet ta bësh (si të shprehësh mirënjohje për diçka), jo diçka që duhet ta presësh nga të tjerët! 13. Përgjigjja e saktë është a-ja. Hedonofobia, hedonizmi dhe hedonist vjen nga fjala greke hedone, që do të thotë kënaqësi. Hedonizmi është një filozofi që e vë theksin te kënaqësia si qëllimi kryesor në jetë dhe një hedonist është dikush që është vazhdimisht në kërkim të kënaqësinë. 14. Përgjigjja e saktë është b-ja. Disa studime kanë treguar se e qeshura mund të nxisë prodhimin e antitrupave që luftojnë infeksionet dhe qelizave imunitare të njeriut. Kur shkencëtarët e universitetit të Merilendit studiuan efektet në enët e gjakut te disa njerëz që shihnin komedi dhe të tjerë që shihnin dramë, ata zbuluan se këta të dytët kishin tendencë të kishin një qarkullim gjaku më të paktë dhe të tensionuar. Ata që shihnin komedi, kishin një fluks gjaku normal.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.