Ajo bëri dashuri me mua dhe më dha duart

Intervista - - HISTORI NGA JETA -

Unë që po ju shkruaj jam një burrë në hall shumë të madh. Sapo kam mbushur 50 vjeç dhe deri tani jeta ime ka qenë e bukur e pa telashe. Mirëpo si duket, tani në “pleqëri” të vijnë momente që ta ndryshojnë jetën tërësisht.

Një muaj para ditëlindjes, gruaja dhe tre fëmijët më thonin se do të më bënin një surprizë të madhe meqë kisha 50-vjetorin. Unë, siç ju thashë, kam tre fëmijë; dy vajza dhe një djalë.

- E pse duhet të harxhoni lekë me mua, që të më tregoni se jam plakur?

- Jo, babi, ne duam të të tregojmë se sa shumë të duam.

Në fakt, të gjithë ata burra që kanë vajza, e dinë se janë me shumë fat, se vajzat lënë kokën për baballarët, por unë jam tip kursimtar, prandaj më dukej se po bënin ndonjë festë e do të mblidhin shumë njerëz. Edhe pse mund të të sjellin lekë ata që vijnë në ditëlindje, prapë festat janë harxhime. Nejse, nuk ua prisha dhe u thoja se po prisja me padurim se çfarë më kishin përgatitur.

Dita e shënuar erdhi. Në mëngjes, vajzat bashkë me gruan më kishin sjellë një buqetë të madhe me lule. Edhe pse pak e pazakontë për një burrë që t’i sjellin lule, ata e dinin se unë i kisha shumë qejf lulet. Kopshtin para shtëpisë e kam si një kopsht të vogël francez. Gjithë pasditen aty e kaloj, se më pëlqen gjelbërimi. Kudo ku shkoj, marr lule e pemë të ndryshme dhe i mbjell.

- Ju faleminderit, një surprizë shumë e bukur.

- Po kjo buqetë është fillimi i surprizës. Ajo sapo ka filluar...

Epo mirë. Isha në pritje. U nisëm për në Ohër. Ata kishin prenotuar një hotel për dy netë dhe kishin gjetur në internet vendet më të bukura turistike për të vizituar. Kisha kohë që nuk kisha bërë një udhëtim, prandaj më pëlqeu. Edhe udhëtimi po më pëlqente sepse ata e kishin organizuar më së miri. Me gruan në vend të parë dhe fëmijët prapa, ndihesha mbret. Edhe pse ju thashë më lart se nuk më pëlqen të shpenzoj para, ky udhëtim po më pëlqente aq shumë sa nuk po i mendoja fare shpenzimet. Ishim shumë të gëzuar që të pestë dhe gjithçka po ecte për bukuri. Me të vërtetë më kishin bërë një surprizë shumë të bukur. Shëtitëm gjithë ditën dhe në darkë shkuam në hotelin e prenotuar. Meqë fëmijët ishin të mëdhenj, kishin dhomat e tyre; dy vajzat në një dhomë dyshe dhe djali në dhomë teke. Ndërsa unë e gruaja, një dhomë dopio. Nga lodhja, sa u futëm në dhomë, gruan e zuri gjumi. Nuk i thashë gjë, se edhe vetë isha shumë i lodhur. Kishim ecur gjithë ditën dhe ishte normale të lodheshim. Megjithatë, ishim kënaqur shumë. E ku ka si një familje e lumtur e pa telashe?!

Të nesërmen në mëngjes u zgjova herët sepse kisha fjetur gjithë natën. Pashë se gruaja po flinte për shtatë palë qejfe. I thirra se mos donte të dilte të ecte pak, por ajo m’u përgjigj se ishte mjaft e përgjumur.

- Dil ti! Merr telefonin që të të them kur të zgjohem.

Ashtu bëra. Dola nga dhoma dhe zbrita në katin e parë ku ishte bari. Ishte herët e nuk kishte asnjë njeri në lokal, vetëm unë. Në banak ishte një grua rreth të 30tave, që bënte edhe punën e kamerieres. I kërkova një kafe dhe u ula të sodisja një peizazh të mrekullueshëm. Nuk kishte shumë njerëz në atë vend, hoteli ishte pak si i veçuar, ndoshta prandaj lokali ishte bosh.

- Sa vend i paqtë! – i thashë banakieres kur më solli kafen.

- Po, është një vend i bukur, por në këtë periudhë nuk ka shumë punë dhe nuk ka gjallëri.

Si një shkreptimë m’u dukën fjalët e saj. Nuk e di se çfarë më ndodhi, por mbe- ta i shtangur duke parë sytë e saj. I kishte aq të kaltër sa i ngjasonte qiellit të asaj dite!

- Qenkeni shumë e bukur! - më doli papritur fjala nga goja. Harrova për pak se isha i martuar dhe madje gruaja e fëmijët po flinin në dhomat sipër. - Faleminderit! - Besoj se jua kanë thënë shumë njerëz këtë dhe nuk ju bën shumë përshtypje!

- Në fakt, nuk ma thonë shumë njerëz e sidomos kaq hapur sa ju! - ajo u skuq dhe kjo e bëri të bëhej më e bukur. Nuk më kishte rastisur asnjëherë në jetën time të dashurohesha me shikim të parë. As që më shkonte ndërmend një gjë e tillë. - A jeni beqare? - E divorcuar. Isha e martuar me një të huaj dhe erdha nga Shqipëria të jetoj këtu në Ohër. Ai iku e më la për një tjetër.

- Si mund të lihet një grua si ju?

- Oh, ju lutem, po më bëni të ndihem keq! (Vijon numrin e ardhshëm) e tij, por erdhi te karrigia ime e më puthi flokët. - Mirmëngjes mami, do vish pak në zyrën time të lutem? - më tha dhe më liroi rrugën.

Eca para tij e habitur nga gëzimi i tij. Ai u ul në karrigen e tij dhe me atë buzëqeshjen me të cilën më kishte përqafuar, filloi:

- Ti e di që unë kam dymbëdhjetë vite i martuar e nuk kam fëmijë. Meqë mrekullia ndodhi me ty, unë e dua këtë fëmijë dhe ty së bashku me të. Fola me gruan time dhe ne do fillojmë procedurat e divorcit qysh sot. Ajo foli vetë me një avokat dhe sot kemi takimin e parë me avokatin në orën dymbëdhjetë. Kështu, duke filluar nga java tjetër, ti do të vish të jetosh me mua. Gruaja ime më kërkoi kohë deri në fund të javës për të marrë gjërat e saj. Ajo zgjodhi shtëpinë tjetër tonën e ne të dy do të jetojmë në shtëpinë ku jetoj unë aktualisht. - A.ja u çua dhe më përqafoi me një delikatesë që e ndiej edhe sot që e kujtoj.

Divorci i tyre zgjati tetë muaj dhe ne u martuam dy javë pasi lindi djali ynë. Sot jetoj me A.-në me statusin e bashkëshortes dhe jo të sekretares, e paragjykuar nga të tjerët ashtu siç unë kam paragjykuar sekretaret e tjera. Gj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.