Nga sekretare e drejtorit, u bëra gruaja e tij

Intervista - - HISTORI NGA JETA -

(Vijon nga numri i kaluar)

Ai kishte trembëdhjetë vite i martuar dhe nuk kishte fëmijë. Gruan e kishte mësuese. Ndërkohë që unë mësoja punën e thashethemet, erdhi vera e me verën fillova të zhvishesha nga vapa, por gjithnjë duke zbatuar etikën profesionale. Por helbete, unë isha njëzet e katër vjeçe dhe nuk rrija larg modës apo kujdesit për veten. Një javë pasi kisha dalë me mëngë të shkurtra, drejtori në mëngjes, e ndali hapin pak në derë dhe bashkë me përshëndetjen, më tha:

- E di që ke krahë të bukur? Në fakt, ke trup të bukur, - dhe iku si furtuna në zyrën e tij. Atë ditë gjithë ç’më duhej t’i komunikoja ia thashë nëpërmjet telefonit sepse nuk desha të më shikonte apo ta shikoja. Por pas tri ditësh, drejtori më thirri në zyrën e tij dhe më tha:

- E shoh që përpiqesh të shmangesh qysh prej atij komplimentit tim para tri ditësh. Desha të ta rikonfirmoj mendimin tim dhe të të them që nuk e kam zakon të ngacmoj sekretaret, por për ty më ka rënë në kokë. - Në atë moment e pashë që fytyra iu zbut. - Ne mund të dalim bashkë nëse edhe ty të pëlqen, por nëse ti nuk do, atëherë bashkëpunimi ynë do të mbetet në nivelin e punës. Premtimin tim do ta mbaj sërish dhe që të mos vihesh më shumë në siklet, mund të shkosh. Mendohu një herë, por të lutem, më mendo seriozisht, - tha dhe uli kokën në shkresat që kishte mbi tavolinë.

Dola jo thjesht e shushatur, por me një ide në kokë që të ikja menjëherë e të mos kthehesha më. Mendova ta lajmërojë me telefon që do të lija punën dhe zgjata duart menjëherë te çanta ime, kur u hap dera e zyrës dhe drejtori erdhi tek unë:

- Se harrova të të them... nuk e pranoj dorëheqjen tënde. Nëse nuk do, thjesht ma thuaj dhe e quajmë të mbyllur këtë temë, - tha dhe u bë gati të kthehej mbrapsht.

- Po nga e lexove mendjen time? - s’e di si më doli.

- Epo, ja që e lexova... Unë të thashë të mendoheshe seriozisht e jo të ikje, - tha dhe po qeshte. - Pastaj, ti mendon se nuk të gjej dot?

- Në fakt, nuk mendoj se kam bërë ndonjë gabim që të kam tërhequr... - mora sërish guxim e fola.

- Të lutem mund të kthehesh në zyrën time, nuk flasim dot, - tha dhe ai para e unë mbrapa shkuam në zyrën e tij. Ai u ul në karrigen e tij e unë ndenja në këmbë ku rrija gjithmonë. - U ula që të ruaj distancën edhe po erdhi njeri, - tha A., - Në fakt, kam dëshirë të të përqafoj, të të tregoj se ç’ndiej për ty. - A.ja foli gjatë, por unë as gjysmat nuk i dëgjova, aq e tronditur isha. Pas një jave, ai më ftoi për kafe mbasdite. - Do të jetë thjesht një kafe për të sqaruar pozicionin tim, nuk ke pse të kesh frikë nga unë, - tha A.-ja. - Do të të pres te kafja.

E mendova mirë e mirë dhe u nisa për te kafja thjesht që t’i tregoja vendin, por në fakt ndodhi e kundërta. Drejtorin e gjeta të veshur me bluzë polo në ngjyrë të hapur dhe i qeshte fytyra. Jo vetëm nuk thashë asnjë fjalë nga ato që kisha përgatitur, por rashë në dashuri me atë buzagaz të tij. Ndërsa ai qeshte me nervat e mia, jo vetëm më qetësoi, por më bëri t’i premtoja se do të dilja sërish me të. Kuptohet, shumë shpejt takimet tona kaluan nga kaf- ja në motel. Ai ishte krejt tjetër njeri pasi dilte nga zyra. Çdo ditë dashurohesha më shumë pas tij. Të dy ishim budallallepsur pas njëri-tjetrit deri pas një viti lidhjeje, kur mu duk se gjithë bota ime u kthye përmbys. Dy apo tri ditë iu ankova se s’ndihesha mirë dhe kur fillova të bëja llogaritë, e kuptova se nuk më kishte ardhur cikli. E alarmuar, bleva në farmaci një test dhe të nesërmen në mëngjes vërtetova dyshimet e mia: kisha mbetur shtatzënë! Atë ditë shkova në punë dhe tmerri më lexohej në fytyrë një orë larg. A.-ja e pa që kishte diçka që nuk shkonte dhe më thirri në zyrë:

- A mund ta di ç’ka ndodhur që je katandisur kështu? Dje të lashë mirë, - më tha dhe në fytyrë e në zë i dallohej trishtimi.

- Nuk di si ta them, - thashë dhe po fërkoja duart me njëra-tjetrën.

- Atë që ka ndodhur e të ka mërzitur duhet të më thuash, - tha dhe po më shihte në dritë të syrit. Pasi heshta pak, fola: - Jam shtatzënë më duket... Sot bëra një test, por shpresoj të ketë qenë i skaduar... - dhe lotët e mbledhur mu derdhën njëkohësisht në fytyrë. Ndërsa unë përpiqesha të mblidhja veten, pashë që A.-ja vuri dy duart në kokë dhe u mbështet në karrigen e tij.

Unë dola nga zyra e tij dhe u ula në karrigen time. Fshiva sytë dhe fillova të bëja punët e përditshme me mendjen për të gjetur kontakt me ndonjë mjek gjinekolog. Zoti po ma kthente mbrapsht me të drejtë gjithë ç’kisha bërë. Me këto mendime në kokë, dëgjova zilen e telefonit të zyrës së A.-së. U përgjigja krejt thatë. A.-ja, pasi ndenji dy sekonda pa folur, më tha:

- Të përgjërohem... Më prit vetëm tri ditë pa marrë asnjë vendim. Të lutem, mos i thuaj askujt dhe mos bëj asgjë. Do ta zgjidh unë këtë çështje, të lutem... - tha.

- Nuk di ç’të mendoj... jam krejt jashtë orbite, - i thashë dhe sërish më shpërthyen lotët.

- Po të duash, merr dy ditë raport që të mos qash kështu në punë, po të lutem më prit vetëm tri ditë, - tha sërish dhe në zë i njoha dashurinë që ai ma kishte shprehur jashtë zyrës.

Pas tri ditësh, kur erdhi në punë, A.-ja nuk hyri në zyrën

Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online që ditën e daljes në treg, vetëm për 89 cent në: http://www.pressreader.com/albania/intervista

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.