Eh, dëshirë

Intervista - - POSTA -

Kohë prisja, ti të vish Tashmë flokët më janë zbardhur Dhe ti erdhe, por s’do të rrish ... më mirë të mos kishe ardhur! Erdhe tek unë siç vjen një ëndërr M’i hape sytë, më zgjove, dhe Si një qiri që digjet ëmbël Qëndroje e zhveshur, përballë, atje! Unë nuk të preka. Si të të prekja? Mos ndoshta ëndrrat i preku kush? Ndieja si t’më kish ardhur vdekja Djegur së gjalli pasionit prush… Sikur një çast mos të dëgjoja E as mos shihja, natyrisht. Që vdiqa, do mendoja Ose erdhe ti, sërish! Sa më vret kjo ardhje-ikje Sa më dhemb sikur ta dish! Bledi Ylli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.