Mos kam hy në gjynah me dy gratë e para?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Si t’ua bësh do të ta bëjnë, mos ki merak hiç. Ke tradhtuar, të kanë tradhtuar. S’e do gruan që ke, po nuk besoj se do t’ia ndiejë edhe asaj fort për ty jo, kështu që martohu e vër mend në kokë se ti në radhë të parë s’je në rregull me veten e mendon se do jesh me gruan?!

- Të ndjekërkan tradhtitë ty daku! Fati i parë s’ka të sharë, fati i dytë në det të mbyt, fati i tretë në greminë të pret. Kur s’e doje, ç’të satëme doje që u martove? Jeta kohë që ka ardhur, nuk i zihet besë askujt e jo më të krijosh shoqëri me dikë. jote qenka si letra bixhozi daku, tre i paske pas, gjej edhe një tjetër e plotëso karro haha. Hajde pallosh hajde, pfff.

- Një njeri që s’do veten e tij, s’ka si të dojë një tjetër, vazhdo me aventurat se në fund, Zoti të shpërblen.

– Ty të lumtë, po i ndërron si mbreti gratë! Qenke kismetli, të ecka jeta.

- Po ty të bëkan gratë korrnon o çun, gërmo gërmo bukurosh se do gjesh.

- Me radhë është kjo punë; siç ua ke bërë, do të ta bëjnë. psikiatri. - Shko te

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.