Kam humbur bashkëshortin në aksident. Çfarë parashikon ligji për mua?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Përshëndetje avokat. Unë që po ju shkruaj, jam Shqiponja nga Tirana. Në vitin 2015, në një aksident automobilistik, kam humbur bashkëshortin. Ai ishte pasagjer në furgonin e linjës Tiranë-Durrës. Kam dëgjuar se zyra juaj merret me këto çështje. A mund të më sqaroni lidhur me këtë çështje dhe sa është pagesa, nëse zyra juaj do ta ndjekë si çështje? Faleminderit!

- Përshëndetje Zonja Shqiponja, më vjen shumë keq për humbjen tragjike të bashkëshortit tuaj në një aksident automobilistik. Është e vërtetë që Studio Ligjore “Duraj” është e specializuar në çështjet e aksidenteve automobilistike të llojeve të ndryshme, qoftë me pasojë vdekje apo me gjymtime të tjera.

- Shumë qytetarë janë të painformuar lidhur me përfitimet nga këto aksidente automobilistike, por kjo është e drejtë të cilën ata mund ta shfrytëzojnë. Në rastin konkret, ju përfitoni si trashëgimtarë të bashkëshortit tuaj, së bashku me fëmijët, nëse keni fëmijë nga kjo martesë. Nëse automjeti që ka shkaktuar aksidentin ka qenë i siguruar, ju do të padisni kompaninë në të cilën ai është siguruar. Në rast se automjeti nuk ka qenë i siguruar, atëherë do të padisni Byronë Shqiptare të Sigurimeve.

- Shuma e dëmshpër- blimit në këto raste llogaritet nga eksperti kompetent gjatë gjykimit dhe faktorët të cilët merren parasysh janë: mosha e të aksidentuarit, numri i fëmijëve dhe mosha e tyre, paga që ka patur bashkëshorti në kohën e aksidentit dhe një sërë elementesh të tjera të cilat i përl- logarit eksperti përkatës.

- Nëse jeni të interesuar për ta ndjekur këtë procedurë pranë Studio Ligjore “Duraj”, jeni të mirëpritur! Ne merremi me përgatitjen e dokumentacionit, përfaqësimin në gjykatë dhe ekzekutimin e vendimit të gjykatës. Pagën për avokatin ju do ta bëni në fund të procesit gjyqësor, pasi të merrni dëmshpërblimin e kërkuar. Nuk do të paguani nëse do të humbisni gjyqin. Për më shumë informacion, mund të na shkruani në: info@durajlaw.com!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.