Çfarë të ardhurash përfiton kur aksidentohesh në vend pune?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Babai im ka pësuar aksident në vendin e punës dhe sipas parashikimeve të mjekëve, mund të bëhet i paaftë për të punuar sërish. A përfiton babai im ndonjë pension apo dëmshpërblim sepse aksidenti ka ndodhur në punë dhe për faj të tyre sepse nuk kanë marrë masa të sigurta për punonjësit? Çfarë thotë Instituti i Sigurimeve për raste të tilla? Faleminderit.

- I/e nderuar lexues, ju nuk na e thoni moshën e babait tuaj, apo vendin e punës dhe si është aksidentuar, për t’ju dhënë një përgjigje me të saktë. Për këtë arsye, po ju paraqesim ligjin e plotë për përfitimet nga dega e sigurimit të aksidenteve në punë dhe sëmundjeve profesionale. Po ju paraqesim të gjitha rastet që dhe ju të keni parasysh se cilës kategori i përket babai juaj.

- I siguruari, që për shkak të aksidentit në punë ose sëmundjes profesionale humbet aftësinë për punë, do të përfitojë:

- Të ardhura për paaftësi të përkohshme nga aksidenti në punë, apo sëmundja profesionale.

- Të ardhura për invaliditet të përhershëm nga aksidenti në punë, apo sëmundja profesionale.

- Të ardhura për invaliditet të pjesshëm të përhershëm nga aksidenti në punë, apo sëmundja profesionale.

- Të ardhura për paaftësi të përhershme në masë të vogël, nga aksidenti në punë apo sëmundja profesionale.

- Ndërsa për ata që kanë aftësi të përkohshme nga aksidentet në punë apo sëmundjet profesionale, në bazë ligjore, kushtet e përfitimit janë:

- Pagesë për paaftësi të përkohshme nga aksidenti në punë ose sëmundjet profesionale, përfitojnë vetëm të punësuarit; Ky raport jepet nga Spitali ose KML, deri në 12 muaj.

Në raste të tilla, ju duhen këto dokumente:

- Raport mjekësor për aksident në punë; b) Proces-verbali tip i aksidentit në punë, i cili plotësohet nga subjekti dhe konfirmohet nga Inspektoriati Shtetëror i Punës; c) Formulari i bazës së vlerësuar së tri viteve të fundit të punës (Ky dokument plotësohet nga sektori i financës së subjektit);

- Sektori i financës së subjektit, mbështetur në dokumentat e pikës “a”, plotëson formularin tip-Listëpagesë të përfitimeve afatshkurtra dhe e dërgon atë në ALSSH, ku ka aktivitetin subjekti;

- ALSSH-ja, pasi kontrollon dhe verifikon dokumentet, i kalon pagesat në llogarinë personale bankare të përfituesit, ose në atë të subjektit. - Masa e përfitimit në këtë rast është: - 100 % e mesatares ditore të bazës së vlerësuar të tri viteve të fundit kalendarike. Kjo masë përfitimi vazhdon deri në 12 muaj. Përgatiti faqen: Valbona Vukulaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.