A ka vlerë viza në pasaportën e vjetër po more pasaportë të re?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Kam një pyetje në lidhje me vizat amerikane. Vëllai im ka vizë amerikane në pasaportë, por i duhet ta ndryshojë pasaportën për disa arsye. A mund të udhëtojë sërish drejt Amerikës me pasaportën e re, apo duhet t’i ketë me vete të dyja pasaportat, edhe të vjetrën me vizën aktive, edhe të renë? Faleminderit. Violeta.

- E nderuar Violeta, aipas ambasades amerikane këtu në Tiranë, nëse viza e vëllait tuaj është akoma e vlefshme, pavarësisht se do marrë pasaportë të re për arsye se mund t’i ketë skaduar e vjetra, ai mund të udhëtojë pa problem në Shtetet e Bashkuara me të dyja pasaportat. Pra, nëse viza është e vlefshme dhe e padëmtuar dhe është gjithashtu lloj i vizës që duhet për qëllimin kryesor të udhëtimit si për shembull viza turistike, vizë pune, etj. dhe s’ka asnjë shkelje në të, sigurisht që udhëton drejt SHBA-së pa problem. Ama, të dyja pasaportat, si e reja, ashtu edhe ajo që presupozohet që do të ketë skaduar, duhet të jenë nga i njëjti vend dhe lloj. Pra, të dyja pasapor- ta shqiptare dhe, ose të jenë të dyja pasaporta zyrtare ose të dyja diplomatike etj. Kini parasysh që kur vëllai juaj të arrijë në portën e hyrjes në Shtetet e Bashkuara, zyrtari i emigracionit do të kontrollojë vizën në pasaportën e vjetër dhe nëse vendos që t’jua lejojë hyrjen për në Shtetet e Bashkuara, atëherë do të vulosë pashaportën e re me një vulë hyrjeje dhe do të shënojë “VIOPP”, që do të thotë: vizë në pasaportën tjetër. Viza nuk zhvendoset nga pasaporta e vjetër në atë të renë, sepse nëse e bëni një gjë të tillë, viza nuk do të jetë më e vlefshme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.