Si t’i heq njollat e ndryshkut?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

katni me të enën me ndryshk dhe lëreni për disa minuta. Kur ta lani, njolla do të hiqet më lehtë. Sa u përket produkteve në kushtet e shtëpisë: Provoni t’i fërkoni enët me një patate të gjallë gjersa të ikë njolla e ndryshkut. Për rrobat me ndryshk, vini një fetë limoni pa lëkurë dhe sipër vendosini një pecetë të bardhë, një garzë të hollë. Pastaj hekuroseni me hekur të nxehtë dhe përsëriteni këtë proces disa herë, derisa të hiqet ndryshku. Një metodë tjetër është të përdorni një masë lëngu me uthull, limon dhe kripë së bashku. Merrni një furçë dhëmbësh, lageni në të dhe fërkoni pjesën me ndryshk, por pasi ta keni lagur copën e ndryshkur për dyzet sekonda. Kjo metodë sugjerohet më shumë për rrobat me ngjyrë të çelët dhe jo për rrobat e errëta sepse mund të zbardhë ngjyrën e rrobës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.