Duke fluturuar

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Unë shoh shpesh ëndrra sikur fluturoj. Ëndrrat janë të ndryshme dhe nuk arrij dot t’i shpjegoj tani sepse nuk i mbaj mend, por gjithnjë fluturoj nëpër ëndrra dhe pres një shpjegim për këtë. - Nëse jeni i/e vogël në moshë, fluturimi do të thotë rritje, zhvillim, dëshira për jetën, plane për të ardhmen, por unë po ju jap një shpjegim të përgjithshëm. Të fluturosh mbi tokë do të thotë që ju keni nevojë të ndiheni të lirë, të pavarur. Keni nevojë të çliroheni nga pengesat dhe limitet që nuk ju lejojnë të realizoni dëshirat tuaja. Nëse shikoni që fluturoni duke kaluar disa pengesa, ëndrra tregon që do të dilni nga një situatë e vështirë dhe do të çliroheni nga një ngarkesë emocionale që ju rëndon. Do të keni sukses dhe besim në vetvete në vazhdimësi. Fluturimi gjithashtu tregon momente të caktuara të jetës, largim nga ajo që ju bën të vuani, nëse keni diçka që ju mundon për momentin. Nëse bini gjatë fluturimit, do të thotë që nuk keni besim të plotë në vetvete. Nëse shikoni që fluturoni dhe nuk ndaleni dot, tregon se fantazoni shumë dhe keni ambicie të tepruara, gjë që është më e rrezikshme sepse mund të zhgënjeheni lehtë kur të arrini të qëndroni me këmbë në tokë. Pra, duhet të jeni më realistë, të mos “fluturoni” më kot. tonte motrën e tij dhe mamaja e saj bashkë me të motrën po vendosnin karamele në vargje për të ftuarit. Një nga kushërirat e tij këputi një karamele në varg dhe e ëma i bërtiti: “Pse nuk e more në qese, por e këpute këtu?”. Presim një shpjegim. Faleminderit. - Ai që merr pjesë në dasmën e dikujt në ëndërr, ka për të marrë pjesë vërtet në një event të rëndësishëm në jetën reale. Mund të jetë ceremoni pune, apo çfarëdo tjetër. Karamelet janë simbol i dëshirës, pasionit etj. Këputja e karameles, do të thotë zili. Dikush ka zili jetën e motrës së këtij djalit që ka parë ëndrrën, ndaj duhet të kenë kujdes nga ziliqarët dhe të mos shprehen shumë për mirëqenien e tyre. ton; ëndrra më shumë shfaq xhelozinë tuaj dhe dyshimet që keni. Nëse ju dyshoni për diçka ndaj bashkëshortit, mos e mbani përbrenda, por shprehjani, në mënyrë që edhe ju të shpëtoni nga ëndrra të tilla. Ndoshta frika që keni në vetvete nuk ka fare baza, ndaj mos e mundoni veten kaq shumë dhe bisedoni me bashkëshortin për çdo gjë që ndieni. Nëse keni më shumë nevojë për vëmendje, kërkojani këtë gjë. Nëse dyshoni për diçka, thuajani, pra, mos mbani gjë përbrenda, aq më tepër kur keni dyshime. Por, nëse nuk keni asnjë fakt për të dyshuar, atëherë duhet të punoni me veten tuaj për të larguar këto ndjesi që ju lindin kot së koti.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.