Udhëtim

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Kam parë në ëndërr sikur isha në autobus, duke folur me një vajzë. Pastaj mora vesh që linja kishte probleme dhe ne ishim në rrezik për aksident. E frikësuar, u ula afër një dritareje duke spostuar kështu një djalë ( i cili në realitet është kolegu im i punës), por unë gjithsesi isha në krah të tij. Ç’do të thotë? Diana - E nderuar Diana! Ëndrra tregon se gjendeni në një periudhë të re, paksa të komplikuar. Ju jeni e ndërgje gjshme që duhet të përballeni me disa vështirësi dhe njerëz që do të mundohen t’ju presin rrugën. Pra, gjithçka duket se ka lidhje me punën tuaj, por ju dilni e fituar, sepse jeni e përgatitur për ato që ju presin. Përsa i përket kolegut, në fillim ai do të ndihet në konkurrencë me ju, por pastaj do t’ju mbështesë. Gjithë të mirat!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.