Ju pyesni mjeku përgjigjet Më dhemb koka prej tre vjetësh

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Jam 28 vjeç dhe kam rreth 3 vjet që kam dhimbje të mëdha koke në anën e majtë. Dhimbja më zgjat 3 ditë. Përpara e kisha dhimbjen një herë në muaj, kurse tani më ka filluar një herë në 15 ditë. Jam vizituar te mjeku i lagjes dhe më ka dhënë ilaçe të ndryshme, por asgjë nuk më qetëson. Çfarë mendoni ju, si specialist? Çfarë mund të kem dhe te cili mjek specialist duhet të vizitohem? Me respekt, Eri.

Dr. Agron Islamaj, neurolog: - Sipas të dhënave tuaja, unë mendoj se ju mund të vuani nga një dhimbje koke, që në mjekësi quhet migrenë (ose hemikrani) dhe që ka disa shkaqe që e shpërthejnë, ose e rëndojnë, siç është ngushtimi i zgjatur i enëve të gjakut të trurit. Këtu ndikon trashëgimia, pra, pasja e ndonjë pjesëtari të familjes ose farefisi me dhimbje koke, ose që punon, ose përdor dorën e majtë. Kjo dhimbje shpërthen gjatë situatave stresante, ose përdorimit të pijeve nxitëse të sistemit nervor qendror (S.N.Q.), siç janë kafeja, kakaoja, pijet energjike, ose çaji i malit, duhani, alkooli, ose korentet e ajrit etj.

- Si rregull, migrena shihet më shpesh te seksi femër, por nuk përjashtohen edhe meshkujt (në raport 2 me 1). Mosha e fillimit është 10-15 vjeç, por mund të shihet edhe më vonë, pra, në moshë më të madhe, siç ka ndodhur te ju, Eri. Kjo krizë hemikranie mund të paraprihet nga shenja paralajmëruese, siç janë “mizat” para sysh, humori i keq, nuhatja e erërave të këqia etj. Më pas, fillon dhimbja e kokës që vjen duke u rritur si intensitet e kohëzgjatje e që shoqërohet me zbehje, djersë të ftohta, ndryshime të tensionit arterial, pulsit etj. Pas krizës, e cila zgjat nga disa minuta deri në 72 orë e rrallë edhe më tepër, i sëmuri

- Unë përdor shumë grim, sepse më duhet dhe për punën që bëj, por më kanë filluar problemet në lëkurë. Mos vallë e kam nga makijazhi apo çfarë? Pres një përgjigje nga ju. Faleminderit.

Dr. Albana Lufi, Ph. D në Dermatologji: - Nëse një femër e përdor vazhdimisht grimin, ajo fillon të sjellë efekte anësore të padëshirueshme. Vërtet grimi ndryshon pamjen tonë duke fshehur të gjitha ato difekte që ne nuk duam të duken, por ndonjëherë kjo gjë sjell edhe irritimin e lëkurës.

Përdorimi për një kohë të gjatë i makijazhit sjell efekte anësore kozmetike ose edhe reaksione alergjike në lëkurat e ndjeshme ose kur produktet e përdorura nuk janë cilësore. Disa nga efektet anësore të përdorimit të makijazhit janë ndihet i lodhur e me humor të keq. Në raste të rralla, mund të shoqërohet edhe me mpirje e rëndim kalimtar të anësive të njërës anë (dorë e këmbë), si dhe të vjella “me një gojë” (në dallim nga ato që lidhen me aparatin tretës, sepse janë me disa gojë, pra, disa herë). Për vendosjen e diagnozës ndihmohemi nga analiza të tilla si për shembull EEG-ja, ose skaneri i kokës (CT) ose rezonanaca e kokës ( RM e kokës, që dalin normal). Si mjekim, krahas atij që merret për krizat është edhe ai mbajtës. Rëndësi ka edhe shmangia e ushqimeve pikante, siç janë rigoni, majdanozi, kanella, çaji i malit, ose i Evropës, pra, që nuk duhet të përdoren. Po ashtu, ushqimet me shumë kripë, si për shembull turshitë, mishi pastërma, ose përdorimi i ushqimeve me shumë salcë, ose të skuqurave etj. Po ashtu, jo pa ndikim është edhe ekspozimi në ambiente me ndryshime temperature etj. Lidhur me mjekimin unë mendoj se ju Eri duhet të konsultoheni me ne neuropsikiatrit, duke zbuluar shkakun, si dhe duke marrë edhe këshilla më të hollësishme si për shkaqet parandaluese, ashtu edhe për mjekimin, si për shembull përdorimi i Stugeronit, Noofenit apo nalgesinës, apo migretilit etj. në varësi të llojit të migrenës. Vetëm kështu, ju do të mjekoni këtë sëmundje, si dhe do të zbuloni pse kjo migrenë kohët e fundit është shpeshtuar. Së fundi, ju uroj shërim të shpejtë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.