Shoku i ngushtë shpifi se isha lesbike

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Jam shumë e mërzitur sepse shoku im më i ngushtë ka shpifur te shoqëria ime sikur unë jam lesbike. S’e kuptoj arsyen se pse e ka bërë, por kjo gjë më ka mërzitur shumë. Ndihem shumë e zhgënjyer nga ai; vetëm nga ai nuk e prisja këtë gjë. Po bie në depresion, jam mbyllur në vetvete dhe vetëm qaj, më është prishur shumë terezia. S’ia kam thënë akoma shokut tim se e kam marrë vesh që ai e ka thënë këtë shpifje. Nuk dua ta shikoj me sy, ama nga ana tjetër, e ndjej shumë mungesën e tij sepse e kisha si vëlla, ndërsa ai ma ka punuar pas shpine. Ka një muaj që nuk e shikoj dhe po vuaj ende. Më thoni, si të dal nga kjo gjendje? Jam 16 vjeçe.

Borana Marku: - E dashur 16 vjeçare, në moshën që keni ju, janë të pashmangshme thashetheme të tilla dhe, vetëm përballja me shokun tuaj do t’ju ndihmonte të dilni nga kjo gjendje. Ju shpreheni se dikush ju ka thënë që shoku ka shpifur për ju kështu! Po sikur të jetë edhe ky një thashethem për të prishur bukur se ç’paraqitet shpeshherë në mënyra tragjike tek ato. Mos u përfshij shumë si tip human e i mbindjeshëm që je, te ngjarjet apo fatkeqësitë e të tjerëve, kushdoqofshin ata, madje nëse e ke të vdekurin në një arkivol përpara thuaj me vete: “Ka vdekur ai e jo unë” sepse vdekjet i vuajnë më tepër të gjallët. shoqërinë tuaj?! Pra, që ai që ka gënjyer në këtë rast, të jetë ai që ju ka sjellë juve këto fjalë të rënda për shokun e ngushtë?! Që të hiqni nga vetja këtë peshë që keni, takohuni sa më parë dhe flisni hapur me shokun tuaj. Nuk duhet të ndiheni në siklet apo të mbylleni në vetvete, nëse vërtet e keni konsideruar shok të ngushtë dhe duket që ju e keni për zemër. Në varësi të reagimit të tij, ju do të silleni më pas, pra, do të vendosni ose ta falni nëse ai vërtet e ka thënë këtë shpifje, ose të shkëputeni një herë e përgjithmonë nga shoqëria e tij. Varet gjithmonë nga ajo çfarë ka ai për t’ju thënë ai juve. Është normale të mërziteni kaq shumë, sepse ju e konsideroni si një shok, si një vëlla dhe sigurisht, nuk prisnit që pikërisht ky person t’ju bënte keq në këtë mënyrë, duke bërë thashetheme të tilla. Merreni me qetësi dhe flisni hapur me të. Pavarësisht se çfarë do t’ju thotë ai, do të shikoni se pasi të flisni me të, do të ndiheni më e qetë dhe më e çliruar. Provojeni dhe më shkruani sërish. Gjithë të mirat.

Po mbushen 40 vite qëkur profesori i nderuar Edmond Tupe m’i ka thënë këto fjalë që më vlejtën shumë dhe qesh kur i kujtoj. Edhe pasi u bëra psikolog, ato më vlejtën për klientet e shumtë. Ndaj e dua dhe e çmoj profesor Edmond Tupen, sepse ai nuk kursehet kurrë që të japë gjithmonë e gjithandej më të mirën nga vetja... Besoj se u sqaruam deri diku, gocë e mbase këto frikëra do të kalojnë bashkë me adoleshencën tënde, se janë si ca “kriza të moshës” po pse ti vuash ti aq shumë sa po të prishin cilësinë e jetës!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.