Propozim martese për Lori Kaçkën, këngëtaren nga Korça

Intervista - - POSTA -

Përshëndetje Lori, këngëtarja nga Korça, nga unë, Selamiu, që të do aq shumë për t’u martuar me ty dhe vetëm Zoti që të mban frymën gjallë, të do më shumë se unë. Pas Zotit, jam unë që të dua shumë dhe të bëftë Zoti nuse timen!

Loreta, i kam të gjitha gazetat tuaja aty në shtëpi dhe të gjitha fotografitë tuaja. Kur kanë ardhur gazetarët e TV 21 Kosovës në shtëpinë tënde para disa vitesh të gjitha fotografitë i kam parë; vetëm këtë që po të sjell unë, nuk e ke pasur në shtëpinë tënde në Kosovë dhe ta kam sjellë që ti ta vendosësh në shtëpi e të bëhemi së bashku ne të dy burrë e grua. Edhe tani që po të shkruaj, po më digjet zemra për ty. Kur të shikoj në këtë fotografi, të mendoj në dy mënyra, të bëhesh nusja ime, se i plotësoj kushtet; nuk kam erë të keqe në gojë e nuk gërhas në gjumë. Ta mbash këtë fotografi në shtëpinë tënde se unë jam tu u çmend për ty, aq shumë të dua sa pak të besohet ty se çfarë është dashuria që nuk e ke provuar asnjëherë, se çfarë është dashuria e zemrës dhe çfarë lumturie të jep nga majë e kokës e gjer në fund të këmbëve.

Të ledhatofsha vetëm unë, me duart e mia, që përngjajnë me duart e tua. U kam thënë gazetarëve të ma japin numrin tënd, por nuk ma kanë dhënë, ndaj u kam lënë numrin tim për ty. Ta dish sa herë i kam telefonuar gazetarët për ty! Ndaj po ta lë numrin tim në redaksi...

Të lutem, Lori, më merr në telefon; të dua, po çmendem për ty dhe të them Lori boll ngele vetëm, tani ndaje mendjen e të bashkohemi të dy sa nuk është vonë. As mos e merr me frikë lidhjen me mua se me mua do të jesh e pavarur dhe nuk kam me të pengu në asnjë gjë. Me mua do të jesh mbi 7 mrekullitë e botës, me mua do të jesh larg e më lart në karrierë e muzikë, familje, shëtitje, me mua do të jesh në qejfin e mendjes e qejfin e trupit dhe nga këto fjalë të ëmbla, të shkruaj vjersha: Lori, asnjëherë nuk e mësove ndjenjën e vërtetë As mos e largo zemrën se mos ikësh vetë Se vetëm me mua Selamiun do të jesh shok jete Dhe mbret që të ledhaton, ditë e natë në krevat Lori, do të fluturosh si një flutur me mua E do të bëhesh më e bukur Lulet mbi kokë do të bredhin ngjyra-ngjyra Lori të dua shumë dhe kam me të mbajtë në duar e krahë gjithë jetën, o bashkëshortja ime e ëmbël e dashur! Lori do këndojmë të dy sëbashku Se ma don zemra dhe e kam shumë më qejf të këndoj me ty, Lori. Të lutem më merr në telefon, e ke në redaksi numrin tim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.