Letër e shefit drejtuar punonjësit të tij

Intervista - - ARGËTIM -

Po kërkon një ditë leje?

Kështu pra, ti kërkon të marrësh një ditë leje nga puna. Pa të shohim pak më mirë se çfarë po kërkon ti...

Viti ka 365 ditë, në të cilat ti mund të punosh fare mirë.

Duke ditur se çdo vit ka 52 javë dhe ti ke pushim 2 ditë në javë, po t’i shumëzosh me 2 këto javë, dalin 104 ditë pushim në vit.

Po t’i heqim këto nga 365, të mbeten 261 ditë në vit për të punuar. Meqenëse dita e punës është 8 orë, atëhere ti kalon jashtë pune 16 orë të tjera çdo ditë, të cilat bëjnë 170 ditë punë.

Pra, të mbeten 91 ditë për të punuar.

Ti harxhon çdo ditë 30 minuta për të pirë kafe dhe këto, po t’i mbledhësh, bëjnë 23 ditë në vit, duke të lënë 68 ditë pune.

Me një orë pushim në drekë që bën ti çdo ditë, i harxhon edhe 46 ditë të tjera, duke të mbetur 22 ditë.

Dy ditë në vit, ti sëmuresh dhe për këtë i merr pushim, pra të mbeten vetëm 20 ditë punë në vit.

Por, 5 ditë a nuk janë festa kombëtare? Kështu, të mbeten vetëm 15 ditë pune në vit.

Tani, ne, duke qenë shumë bujarë me ty, të japim çdo vit 14 ditë leje të zakonshme dhe kështu, ty të mbetet vetëm një ditë e vetme në të gjithë vitin kalendarik për të punuar...

Qofsha i mallkuar po ta dhashë pushim edhe atë!

Njoftim shkencor

Është e vërtetë... kartmonedhat janë të mbushura me baktere, që mund të na shkaktojnë probleme të mëdha për shëndetin, ama, mos u shqetësoni aspak. Me kaq para sa kemi sot, nuk rrezikohemi hiç prej tyre!

Djali i dashuruar

Një djalë shkon tek i ati dhe i tregon se ka rënë në dashuri me një vajzë e dëshiron të martohet me të.

- Sa mirë! - i thotë i ati. - Kush është kjo?

Djali i tregon emrat e prindërve të saj dhe babait sa s’i bie pika...

- Dëgjo, - i thotë i ati, - ka shumë mundësi që ajo të jetë motra jote se dikur, kur ishim të rinj, unë dhe nëna e saj...

I mërzitur, djali heq dorë nga vajza që do. Pas ca kohësh, ai bie në dashuri me një vajzë tjetër dhe shkon tek i ati, por ai sërish i thotë se ajo mund të jetë e motra. Djali heq dorë edhe nga kjo, por edhe nga tre vajza të tjera me radhë, për të njëjtën arsye. I dëshpëruar, ai shkon tek e ëma dhe i tregon se çfarë i ka ndodhur. E qetë, mami i përkëdhel kokën dhe i thotë:

- Po ti mor bir, pse nuk erdhe që në fillim tek unë?

- Nuk kam shpresa mama, ato janë të gjitha motrat e mia...

- Mund të ishin... nëse ti do të ishe djali i tët eti!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.