Grupi i gjakut tregon personalitetin dhe talentin tënd

Intervista - - HOROSKOPI -

Kujdes nga aksidentet në punë ose në shtëpi këtë javë, nga ndonjë djegie, prerje me thikë dhe kujdes edhe nëse i jepni makinës, bëjini sytë katër dhe mos nxitoni kot më kot. Situata në punë do të jetë e kënaqshme, sepse ju do të dini t’ua bëni qejfin të gjithëve; edhe të mbaroni punët që ju jep shefi në kohën e duhur, edhe të ndihmoni ndonjë koleg në nevojë. Në çift, gjërat do të jenë pasionante dhe të nxehta, falë Afërditës pozitive. Beqarët mund të bien në dashuri me shikim të parë, ose mund të shohin një evolucion të papritur të marrëdhënies së tyre.

Me Afërditën në sektorin e dashurisë, do t’ia dilni mbanë që të mbretërojë një atmosferë e ngrohtë dhe sensuale në çift. Megjithatë, tjetri/a ka interes të reagojë me entuziazëm ndaj pasioneve tuaja, përndryshe, ju mund të tundoheni prej të tjerëve. Kjo klimë do t’i nxisë edhe beqarët e shenjës të ndikohen më shumë nga instinkti sesa nga arsyeja. Disa nuk do të hezitojnë të lidhen seriozisht, ndërsa të tjerë do të kërkojnë të shkëputen nga lidhjet martesore, për të shijuar frytin e ndaluar! Këtë javë do të konsolidohet edhe situata juaj materiale. Mund të keni ndonjë re të zezë në qiellin tuaj të dashurisë këtë javë. Grindjet mund të bëhen për motive banale dhe mund të përfundojnë shpejt, por mund t’jua prishin humorin dhe atmosferën në çift. Ndërkohë, situata në punë është e mirë, ju ndiheni në formë dhe plot energji, gjë që do t’u bjerë në sy edhe të tjerëve. Në planin financiar mos rrezikoni, sepse planetet nuk janë në pozicionin e duhur për këtë. Nëse ju ftojnë miqtë për të dalë, mos refuzoni, sepse do t’ju ngrenë moralin. (Vijon nga numri i kaluar)

Gruaja e grupit “B”

Gruaja “B” ndjek ritmet e veta dhe vepron sipas humorit të momentit, ndaj konsiderohet inkoherente nga personat e tjerë. Natyra e saj është bujare, e ngrohtë e pasionante dhe, kur sheh dikë në vështirësi, ndjen një nevojë të natyrshme për ta ndihmuar. Megjithatë, pikërisht prej natyrës së saj me hënë, ndryshon shumë shpejt mendim, bile edhe impulsi për të ndihmuar të tjerët mund të zhduket nga njëri moment në tjetrin. Kur vrulli i momentit është shuar, gruaja “B” është e aftë të tregohet krejt indiferente kundrejt një personi që dikur ishte në qendër të vëmendjes së saj dhe kjo e bën të duket e ftohtë në sytë e të tjerëve. Gruaja B është joshëse dhe e gjallë, gjen gjithmonë tema për të folur dhe ka një sens humori të spikatur. Këto karakteristika e bëjnë atë shumë joshëse për burrat. Ajo është shumë komunikuese dhe nuk e imponon kurrë mendimin e saj. Nuk sforcohet që të jetë gjithmonë dakord me ata që nuk i pëlqejnë, bile bën gjithçka për t’i mbajtur larg.

Gruaja e grupit “0”

Gruaja 0 është naive, ëndërruese dhe romantike. Ajo ka një personalitet delikat, i do kafshët e lulet dhe aspiron një jetë plot kuptim. Në përgjithësi, është shumë e ndjeshme, preket dhe emocionohet lehtë. Ajo është edhe gjithmonë optimiste dhe nuk ndikohet nga forma dhe nga pamja e jashtme. Është e sinqertë me veten dhe nganjëherë hidhet syqorrazi te diçka që i pëlqen. U jep shumë rëndësi marrëdhënieve me të afërmit dhe flet gjithmonë hapur. I pëlqen të vihet në dispozicion të miqve, ose edhe në punë. Është shumë e shoqërueshme dhe e pajisur me një rrjet miqësish e njohjesh të gjera. Megjithatë, gruaja 0 është pak a shumë origjinale, prandaj joshet nga persona krejt të kundërt me të. I ka idetë shumë të qarta mbi llojin e personit që i pëlqen dhe i injoron krejtësisht ata me të cilët nuk ka afërsi.

Gruaja “AB”

Gruaja AB është plot interesa, pasionohet për çështje të ndryshme dhe është e pajisur me talent. Ajo ua fiton zemrën burrave me pamjen e një gruaje zemërpastër, që tërhiqen nga joshja e saj mistike. Ndërsa gratë kanë më shumë tendencë ta trajtojnë si një motër të vogël dhe të kujdesen për të. Është shumë e zonja në marrëdhëniet ndërpersonale dhe shpesh i caktojnë rolin e arbritrit në një zënkë. Në të njëjtën kohë, ka një karakter të rezervuar e të ndrojtur, ndaj ka nevojë për kohë që t’u hapet të tjerëve. Nuk i pëlqen t’ua zbulojë ndjenjat e saj të tjerëve, jo se ka zemër të keqe, por se ndihet në siklet dhe kjo e bën të duket e ftohtë dhe e largët. Jeton duke e lënë veten në rrjedhën e jetës, por ka edhe një anë negative. Në fakt, megjithëse duket shumë diellore, fsheh një anë të egër, që nuk e njeh as vetë. Nuk është një vrojtuese e hollë dhe i mungon aftësia e gjykimit. Për këtë arsye, nganjëherë flet keq për të tjerët, duke i lënduar njerëzit me sjelljen e saj. Pa e vënë re, dëmton lidhjet ndërpersonale dhe për këtë, disa i rrinë larg. Megjithatë, gruaja AB në realitet është shumë e ndjeshme dhe delikate. I pëlqen të kujdeset për të tjerët dhe ka shpirt prej vullnetari. Shpesh, e admirojnë, por kur ia dedikon gjithë veten e saj një projekti, arrin t’i bëjë të tjerët të përkulen ndaj vullnetit të saj, edhe pa dashje. Do të ishte mirë ta mbante sjelljen e saj nën kontroll.

(Vijon numrin e ardhshëm)

Këtë javë do të shpëtoni nga stuhitë bashkëshortore, por do të shijoni momente relaksi dhe qetësie pranë personit me të cilin ndani jetën. Kjo harmoni do t’ju sjellë edhe një ekuilibër të thellë, të brendshëm. Nëse jeni beqarë, do të preferoni më shumë lidhjet e rrezikshme, sesa dashurinë e qetë. Kështu, do të përjetoni një dashuri plot aventura dhe adrenalinë. Përsa i përket shëndetit, kujdesuni më shumë për veten tuaj dhe për atë që hani, sepse mund të keni urth dhe djegie stomaku, si edhe vështirësi në tretje.

Harmonia do të mbretërojë në jetën tuaj bashkëshortore, por nuk do të jetë një situatë rutinë, përkundrazi, do të shoqëroheni nga pasioni dhe sensualiteti. Përsa u përket beqarëve, lidhjet tuaja mund të ndërlikohen nga fakti se nuk i keni ndarë mirë gjërat që në fillim dhe nuk keni folur për paratë. Dijeni se nuk mund t’i keni të gjitha në jetë dhe duhet të bëni edhe lëshime. Është momenti i duhur për t’u marrë me çështje materiale: Të bëni investime, të blini prona, të përgatiteni për pensionin, si edhe të siguroni të ardhmen e të afërmve tuaj, sidomos të fëmijëve.

Peshqit, 20 shkurt- 20 mars

Shigjetari, 23 nëntor- 21 dhjetor

Bricjapi, 22 dhjetor- 19 janar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.