Edi Rama i përgjigjet Erion Veliajt:

Intervista - - AKTUALITET -

Në fillim, kur pashë emailin, ende pa e lexuar dërguesin, m’u duk sikur e kishte dërguar Joleza, por vura syzet dhe kur pashë emrin. E vërtetë, ke një energji princeshe ti, Erion. Sa për statusin në Facebookun tim, nuk e ka bërë Endri, por mami. Nuk është vetëm mami jot me mend në këtë dynja, Erion. Endrin nuk e lë të m’i fusi më hundët te profili, megjithëse është princeshë më shumë se ty.

Sa për ato të dalat për shou me ata që u sekuestron preshin, bëj ç’të duash se nuk kam kohë të merrem edhe me ty. Ta dhashë bashkinë, të pagova edhe psikoanalistin e huaj për të të thënë se si duhet të sillesh me katundarët, ndaj, mos m’u qurravit më mua. Nga njëra anë i sekuestron tjetrit preshin e sallatën jeshile e nga ana tjetër, mezi pret të vesh t’ia japësh preshin me duart e tua në trasmetim drejtpërdrejt nga News 24 e ti thuash “si je shpirti”. Gjej ndonjë mënyrë tjetër tani! Çuditem si nuk të ka marrë ai psikoanalisti në telefon për ndonjë strategji më të hajrit, moj shoqe. Nëse do të qurravitesh, shko qurravitju Erjon Braçes se ai vdes për raste të tilla. Me shumë ke sekuestruar ti sallatë sesa kam djegur unë hashash në Lazarat.

Pastaj, projekte këtyre të shoqërisë civile nga 30 mijë euro për të bërë ndonjë aeroplan prej kartoni bën mirë t’u japësh se, në fund të fundit, më mirë mileti të të mbajë në gojë ty për këta sesa Shukriun. E gjërat janë me radhë: më mirë të mbajnë Shukriun, sesa Sajmir Tahirin me pajisjen e tij të përgjimit etj. etj. Kështu që, lekët që u jep ti për aviona prej kartoni, presh dhe sallata do na duhen gjithnjë... Ika të bëj sauna tani. Të fala mamit... Email i dërguar nga adresa

kryeministri@qeveria.al PS. Çdo ngjashmëri me Wikileaksin e vërtetë është e rastit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.