Lil Koli: S’jam djalë i mirë dhe as i keq...

Intervista - - MUZIKE -

Teksa i sheh të performojnë në skenë, të vishen njësoj dhe të flasin për të njëjtat gjëra, të duket sikur të gjithë reperat janë kopje e njëri– tjetrit, por ka edhe nga ata që në jetën e përditshme janë krejt ndryshe. I tillë është Lil Koli, apo thjesht Koli, siç i pëlqen ta thërrasin. Gjithë andrenalinën e momentit, sjelljen skenike apo shoun, i pëlqen t’i lërë aty... në skenë, ndërsa në tavolinë është ai djali serioz, që nuk i pëlqen të flasë vetëm për muzikën, por edhe për qëllimet akoma më të rëndësishme që ka në jetë. Dalja e tij e parë në publik, ka qenë në 2010-ën në Top Fest, me këngën “What’s up”, ndërsa me Noizyn e lidhin shumë situata që i kanë kaluar bashkë. Nuk është rastësi që edhe këngën e sapopublikuar “Flight mode”, djemtë e kanë bashkë...

Mia Buci: - Fundjavë e zënë, apo jo?

Lil Koli: - (Buzëqesh) Ishte fundjavë shumë energjike, eksperiencë shumë e mirë sa i përket artit. Ishte kënaqësia jonë të performonim para publikut dhe të prezantonim ZinCity, ku unë dhe Varrosi ishim të ftuar specialë. - Si fillim, pse Lil Koli? - Të them të drejtën, kështu më mbeti rastësisht. Që në moshën 14-15 vjeç, kur ishim me Noizyn, me çunat, të gjithë e kishin nga një pseudonim. Unë, ngaqë isha më i vogli i çunave, më ngeli Lil Koli nga “little” (i vogël), por asnjëri nga çunat nuk më thërret Lil Koli, më thonë thjesht, Koli.

- Edhe ty vetë kështu të pëlqen më shumë?

- Po, Koli (Sokol) ose Koili, si t’shpis. (Buzëqesh)

- Ishte dëshirë e hershme apo rastësi përfshirja në hip-hop?

- S’ka qenë ndonjëherë dëshirë e imja të merrem shumë më muzikë. Thjesht, rastësi. Kur isha i vogël, shikoja Noizyn të performonte dhe më dukej interesant. Mund të them se Noizy ka qenë shkaku. Unë me hip hop-in jam prezantuar vonë. Dëgjoja repera të Shqipërisë, por nuk më bënin përshtypje, ndërsa Noizy më dukej më interesant.

- Cila ishte kënga që shënoi edhe ngjitjen tënde në botën e hip hop-it?

- Në 2010-ën kam marrë pjesë në Top Fest me Noizyn, rastësisht edhe kjo. (Qesh) Ishte hera e parë që kthehesha nga Anglia pas 10 viteve...

- Çfarë ju lidh kaq shumë me Noizyn?

- Shoqëria e ngushtë. Koha vetëm e ka forcuar këtë shoqëri. Kemi kaluar situata të ndryshme bashkë. Noizyn e kam parë gjithmonë si vëlla.

- Sa është pagesa për një koncert?

- Të them të drejtën, kohët e fundit kam filluar të kem koncerte me Varrosin. Është e katërta herë që performojmë këtu në Tiranë dhe kemi dalë shumë të kënaqur. Prandaj e ndiej t’i falënderoj të gjithë.

- …dhe, sa ishte pagesa?

- (Qesh) E mjaftueshme për një artist që jeton në Shqipëri, por ne andej i kemi shpenzimet e trefishuara. Shyqyr Zotit nuk varemi nga muzika, se do kishim dalë me humbje. (Qesh)

- I ke marrë muzikës para, fansa, femra, famë… Të shijojnë këto?

- Mund të them se muzika vetëm sa më ka marrë deri tani, ndërsa tani e tutje mendoj se “It’s pay back time” (Është koha të shpërblehem). (Qesh) Jam sjellë mirë kohët e fundit dhe po ma kthen në të njëjtën mënyrë.

- Çfarë të shtyn të vazhdosh?

- Pasioni që kam për të. (Buzëqesh)

- Cili është një reper i nënvlerësuar?

- Përveç grupit, nuk i ndjek reperat e tjerë shqiptarë. - Pse? - Nuk më intereson, nuk më frymëzojnë fare. Nga të huajt do të veçoja vetëm 2 Pac-un dhe Eminemin.

- Do ta gjeje veten në një baladë? E ke ndërmend diçka të tillë? - Jo, nuk e besoj. - Për çfarë jeton një reper?

- Reperat në përgjithësi jetojnë për famë, lekë, femra, makina të bukura, jetesë të shtrenjtë dhe përfundojnë gropë pastaj! (Qesh) Muzika nuk është prioriteti im, kam gjëra edhe më të rëndësishme në jetë. Çunat janë ata që më shtyjnë të merrem me muzikë, që më frymëzojnë.

- Si ishte të punoje me Çiljetën në këngën “Big Big booty”?

- Kam shumë respekt për Çilin. Siç e dinë të gjithë, Çili është pjesë e grupit tani dhe ishte kënaqësia ime të punoja me një artiste si Çili #sexymama. Big big booty gal/dridhe Mos u nal. (Buzëqesh)

- Këngët “30 vetë” dhe “3pm” janë pëlqyer nga publiku. Çfarë bëjnë 30 vetë në një klip dhe çfarë bëjnë ata në jetën reale?

- Kënga është pritur mjaft mirë dhe kjo na bën të ndihemi krenarë për punën që kemi përcjellë. Sa iu përket këngëve dhe videove, 30 vetë e bëjnë tërmet, 7 ballësh mundësisht, kurse në jetën reale punojnë tepër fort, shohin punët e tyre dhe bëjnë shumë për njëritjetrin.

- Premtimi që të kanë bërë dhe nuk e kanë mbajtur?

- Ngaqë unë kur e bëj një premtim e mbaj, edhe kur më është bërë një premtim, është mbajtur.

- Kërcënimi i fundit që ke marrë?

- S’kam marrë ndonjëherë kërcënim. Nuk kanë arsye të vijnë kaq drejtpërdrejt.

- Je djalë i mirë apo i keq?

- Jam djalë (Buzëqesh)

- Po nëse dikush do të të binte në qafë?

- Do mundohesha ta zgjidhja situatën pa gjaknxehtësi, por varet nga situata.

- Jemi këtu në tavolinë... Çfarë do të ishte arsye për sherr tani?

- Zoti e di. (Qesh) Çdo gjë mund të ndodhë.

- E shikon veten si një mashkull seksi?

- Jo, nuk e shoh veten të tillë. Jam shumë i thjeshtë. - Ta thonë shpesh? - Femrat nuk më lënë rehat, por mundohem t’i shmang. Çdo gjë është me moshë.

- Thonë që suksesi është afrodiziak. Kjo mendon se i tërheq femrat te ti?

- Mendoj se është sjellja ime ajo që i tërheq.

- Ke patur marrëdhënie me femra më të mëdha në moshë? - Ndoshta. (Buzëqesh) - Çfarë të ka tërhequr? - No comment. Mendoj se kjo pyetje nuk më përshtatet mua. (Qesh)

- Të ka lënduar ndonjë i qetë. femër deri tani?

- Janë (Buzëqesh)

- Cila është ajo me të cilën do të martohesh?

- Hard question (pyetje e vështirë)! (Qesh) Më pëlqejnë femrat serioze, që dinë të sillen dhe që kanë respekt për veten. Për momentin jam i lirë, pavarësisht se familja ma kujton çdo ditë që ta gjej, por nusja ka kohë. (Qesh)

- Mban armë të ftohta me vete?

- Mbaj armë të nxehta. (Qesh) Bëj shaka. Nuk e kam të nevojshme. Eci në dorë të Zotit.

- E ke tërhequr ndonjëherë këmbëzën? - Për qejf, po. - Si është jeta në Londër, e parë me sytë e tu?

- Lule-lule, tufa-tufa s’ka mbarim. (Qesh) Nuk mund ta përshkruaj dot. Kanë parë shumë gjëra sytë e mi. Ndoshta për sytë e një turisti është diçka fantastike.

- Cilat janë disa nga gabimet që ndien se ke bërë?

- Nuk është se kam bërë ndonjë gabim që të bëhem pishman. Thjesht, kam mësuar nga ai gabim.

- Kujt duhej t’i kishe kushtuar më shumë vëmendje? - Muzikës. - Për çfarë duhej të kishe pritur më gjatë?

- Çdo gjë ka kohën e vet. Besoj se gjërat më kanë ardhur vetë, sepse e kam merituar çdo gjë që kam. (Buzëqesh)

- Pse duket se të gjithë reperat vuajnë nga deliri i madhështisë? Dikush mendon se “është mbret”, një tjetër “më i madhi n’ven”, kurse të tjerë e quajnë veten “Hitman”… Si ndahet kush vlen më shumë?

- Çdokush e ka mendjen e vet dhe i lejohet të mendojë çfarë të dojë. Rëndësi ka të jesh i vërtetë me veten dhe me munduar. njerëzit që të rrethojnë.

- Cili është roli që do t’i jepje vetes në filmin “Kumbari”?

- Do të kisha ndonjë rol kryesor, besoj. (Buzëqesh)

- Ti je nga Kukësi? Është e mundur të bësh hip-hop me çifteli?

- Unë jam nga Kalaja e Dodës. S’e kam menduar ndonjëherë, por ndoshta…

- Si do t’i përgjigjeshe një kritiku që mendon se muzika jote nuk përcjell mesazhe? - Nuk më bën përshtypje. - Më thuaj një ndryshim që ke bërë këto vitet e fundit në planin professional dhe në atë personal?

- Në planin profesional, kam filluar të merrem më shumë me muzikën, ndërsa në atë personal, jam munduar ta bëj jetën time më të lehtë.

“If I need something, I know I have it

Shqipet krejt e din kur them se kam krahë”. Flight Mode

- Çfarë mendon se të bën një njeri të mirë?

- Sjellja. Duhet të punosh shumë, duhet të jesh gjithmonë vetvetja, duhet të krijosh besimin te njerëzit e afërt së pari. - Çfarë të mungon? - Të jem pranë familjes. - Projekti që do të vijë më pas?

- Kam dy këngë solo, me videoklipe, por edhe kjo varet sa do t’i përkushtohem muzikës.

- Do ta mbyllim me free style?

- “My G përhr jena mrena n’zon

Kudo si shkojna e bojna venin ton

Boop booop with my G-s anemanë

nëpër bot për ne veç respekt kan”

Much love to the fans (shumë dashuri për fansat) që na përkrahin gjithmonë. OTR 4 life.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.