Valbona Halili: Këtë herë, do të më shihni ndryshe...

Intervista - - MUZIKE -

“Pa ty” është kënga më e re e Valbona Halilit, që lançohet këto ditë për adhuruesit e saj, një këngë ndryshe këtë herë, një bashkëpunim me një këngëtar të ri, por të pëlqyer në zhanrin e tij, Gracian Cakën. Muzika e Ervin Gonxhit dhe teksti i Rozana Radit, si duket kanë bashkëvepruar kaq bukur për të sjellë një këngë moderne dhe mbi të gjitha ndryshe, për këngëtaren Valbona Halili...

Fabjola Kuburi: - Valbona, na ke premtuar këtë herë një këngë ndryshe...

Valbona Halili: - Kënga “Pa ty” është fryt i një bashkëpunimi të dyanshëm mes meje dhe Gracian Cakës. Është një ndërthurrje mes dy zhanreve muzikore të kërkuara në

treg e me ritme verore. Këtë herë kam ardhur pak më moderne, kam sjellë diçka ndryshe, me bashkëpunimin edhe të Ervin Gonxhit pëer realizimin muzikor dhe Rozana Radit për tekstin. Uroj të ketë jetëgjatësi, edhe pse kam besim te publiku im. - Ka këngë që janë “të pëlqyera” dhe këngë “jo të pëlqyera”... Cila mendon se është pika kyçe për një këngë të suksesshme? - Për mendimin tim, nuk ka këngë të këqija; ka këngë që pëlqehen më shumë dhe ka nga ato që pëlqehen më pak. Rol të madh mendoj se luan mënyra e krijimit dhe puna që bëhet për to. Varet edhe me kë i punon, kjo ka shumë rëndësi. - Janë më frytdhënëse bashkëpunimet apo të kënduarit si soliste? - Të dyja janë frytdhënëse, por më shumë mendoj se janë bashkëpunimet, pasi bashkërendohen dy stile të kënduari në një dhe realizohe t gjith- monë diçka e bukur.

- A ka marrë Valbona gjithmonë atë që ka synuar nga publiku?

- Them se po; kam marrë duartrokitje, kam marrë përshëndetje, kam marrë falënderime dhe urime. E çfarë mund të dua unë më shumë nga publiku im, që e dua shumë dhe që e falënderoj për gjithçka?

- Ku ndryshon të kënduarit në një skenë të vërtetë nga të kënduarit në një skenë të improvizuar live?

- Unë mendoj se nuk ka ndonjë ndryshim të madh. Emocioni është i njëjtë në të dyja rastet sepse ke të bësh me publik të cilin duhet ta kënaqësh dhe ta gëzosh. I vetmi ndryshim është se kur këndon në një skenë të vërtetë, ke të bësh me një publik më të madh në numër, por emocionet janë të njëjta. Duartrokitjet e tyre janë të njëjta kudo qofshin.

- Çfarë emocioni të shkakton kënga?

- Është një emocion i papërshkrueshëm që nuk mund ta shpreh me fjalë, sepse nuk i gjej dot. Kënga është e pandarë nga jeta ime dhe si të tillë e shoh përgjithmonë.

- Çfarë roli luan bashkëshorti në karrierën tënde?

- Bashkëshortin e kam mbështetje të madhe sepse më ndihmon për gjithçka, edhe pse të dy jemi të së njëjtës fushë dhe jemi të ngarkuar profesionalisht.

- Djali është rritur pak tani...

- Deani tashmë ka filluar të më kuptojë dhe është kënaqësi më vete.

- Valbona, ti je ikonë e muzikës popullore. Çfarë ka ndryshuar dhe çfarë ka mbetur e njëjtë gjatë këtyre viteve te ti?

- Ah, është e vërtetë që unë jam shumë e njohur për atë me të cilën personifikohem, për muzikën popullore. Sot, pas shumë vitesh në skenë e nëpër koncerte, kam më shumë këngë dhe më shumë klipe, kam arritur goxha në karrierën time, por nuk ka ndryshuar përkushtimi im ndaj këngës dhe dashuria e madhe dhe e pashtershme për muzikën që këndoj.

- A ka hatërmbetje dhe mërira mes këngëtarëve?

- Asgjë në asnjë fushë nuk është perfekte, por unë kam marrëdhënie shumë të mira me kolegët e mi dhe nuk kam pasur ndonjëherë përplasje profesioni.

- Çfarë është një gjë që e ke bërë dhe për të cilën ke thënë se nuk do ta bëje kurrë?

- Të ndihmoj njerëzit mosmirënjohës.

- Nëse dikush vjen dhe të thotë problemin e tij, çfarë bën ti?

- Zakonisht përfshihem. Që nga ai moment, ai problem bëhet i imi dhe mundohem t’i gjej zgjidhjen. - Çfarë quan mëkat? - Mëkat është t’u bësh shoqërisë apo njerëzve të këqija kastile, në mënyrë të drejtpërdrejtë e akoma më keq, pas shpine.

- Vendimi më i vështirë që ke marrë ndonjëherë?

- Unë nuk bëhem pishman për vendimet që marr. Edhe nëse kam marrë një vendim të gabuar, nuk pendohem sepse kur e kam marrë, kam qenë e ndërgjegjshme për këtë.

- Si mendon, të gjitha femrat janë pak rivale?

- Jo rivale... Do të thoja që secila kërkon atë që i takon dhe kur i hyn në pjesë, kthehet në një rivale të vërtetë.

- Çfarë vlerëson më shumë në jetë?

- Gjëja më e rëndësishme për mua e ma merr mendja për të gjithë në jetë, është shëndeti personal dhe i familjes. Para tij, të gjitha të tjerat të duken dhe vërtet janë fare pa rëndësi. Pas kësaj, vjen harmonia midis njerëzve. Nuk ka gjë më të mirë sesa të jetosh në harmoni me ata që të rrethojnë.

- Zakonisht, kur të lind dëshira për të blerë shumë gjëra?

- Sa herë që syri më zë diçka që më pëlqen. Mund ta di fare mirë që nuk e kam të nevojshme sepse në shtëpi kam një apo edhe disa të tilla, por nëse më tundon, nuk i bie asnjëherë pishmanit pse e mora. E mora se më pëlqeu! Kaq e thjeshtë është. (Buzëqesh)

- Bukuria është ndër të tjera edhe tregues i një shpir-

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.