Më afër me Valbonën

Intervista - - MUZIKE -

- Pika jote e dobët? - Ndjeshmëria. - Nëse do të ishe një film...

- Do të isha një film romantik dhe shumë i ndjeshëm.

- Çfarë i bën të veçanta ditët e tua?

- Dashuria e jetës time, Deani.

- Cilët janë kufijtë që i ke vënë vetes?

- Kufijtë njeriu i vendos vetë dhe në kohën e duhur. Deri tani, nuk më ka rastisur të diskutoj kufij.

- Futesh te personat që shpenzon apo kursen?

- Te personat që shpenzojnë për gjërat e duhura.

- Cila është koha që mbart për ty kujtimet më të bukura?

- Çdo ditë është e bukur për t’u kujtuar.

- Kush është njeriu i fundit që i thua “Natën e mirë dhe gjumë të ëmbël”?

- Bashkëshortit dhe Deanit.

- Je tip që më shumë kërkon falje apo fal?

- Fal. Kjo ndoshta është edhe një dobësi e imja, nga e cila përfitohet. (Buzëqesh)

- Dashuria është një çast apo përjetësi?

- E imja ka lindur në një çast e po përjetohet në përjetësi.

- Si ndihesh kur ndodhesh në një qytet ku s’të njeh njeri?

- Ti mendon se ka mbetur ndonjë qytet ku nuk më njeh njeri?! (Buzëqesh)

- Si e sheh jetën tënde në këtë moment të saj?

- Falënderoj Zotin dhe i lutem të më lejojë ta jetoj jetën kështu si është. Ndihem shumë e plotësuar. ti të bukur?

- Mendja e bukur, e bën një njeri të bukur.

- Pas gjithë këtyre gjërave të bukura në jetën tënde, cilat janë projektet ku do të fokusohet vëmendja jote?

- Familja dhe muzika ime.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.