Luana tregon më shumë se ç’duhet

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Luana Vjollca di të jetë vajza e surprizave, por edhe e para që i zbulon këto sur- priza. Ka ndodhur kështu me postimin e saj të fundit në Snapchat ku moderatorja simpatike është treguar më se e gatshme të na njohë paraprakisht me pamjen që do të ketë këtë të dielë. Duke mos i rezistuar tundimit për ta ndarë me miqtë dhe fansat imazhin që do të ketë në programin e së dielës, Luana na zbulon se është edhe një vajzë së cilës nuk i pëlqejnë rregullat. A do ta mirëprisnin drejtuesit e programit të bëhej publike puna e tyre që vlerën e ka tek efekti surprizë? Luana mund ta dijë më mirë... Sidoqoftë, herë tjetër nëse mezi prisni të mësoni detajet dhe të papriturat në “E Diell”, është shumë e lehtë: Hidhini një sy Snapchatit të Luanës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.