Gena: E ndiej dhe e shijoj kur...

Intervista - - FACEBOOK VIP -

(Vijon nga faqja 3) nale, nga artistë me famë botërore.

- Për Kallashin, Gugun, Xhesika Ndojin ke dëgjuar?

- Nuk i njoh dhe nuk janë pjesë e muzikës sime.

- Ke pasur oferta nga ato për bashkëpunim? - No koment… - A e mat suksesin me paranë?

- Normalisht, paraja është e para që të ndihmon të realizosh çdo gjë, por kryesorja është puna dhe lodhja e pafundme në muzikë, që të bën të shijosh një ndjenjë fantastike.

- E konsideron veten një këngëtar të pasur?

- Nuk e konsideroj veten dhe nuk ka këngëtarë të pasur në tregun muzikor shqiptar, sepse llogaria është e thjeshtë; jemi një vend i vo- gel dhe çdo artist paguhet pak për muzikën që bën. Përsëri e ndiej veten mirë dhe bëj një jetë normale e jo ekstreme.

- Kompromiset që ke bërë deri tani...

- Nuk kam bërë asnjëherë kompromise, por vetëm punë dhe muzikë pa fund. Gjithçka vjen vetë pastaj…

- Ato që s’do t’i bëje kurrë?

- Të mohoja Zotin tim dhe familjen…

- Si të shkon jeta familjare? - Shumë mirë… - Gjëja më e çmendur që ke bërë kohët e fundit? - Asgjë me rëndësi… - Komplimenti më i bukur që ke marrë nga një femër?

- Të gjitha komplimentet janë të bukura dhe të shumta, sidomos nga femrat.

- Shpenzimi më i madh që ke bërë këto kohë...

- Shpenzimi i madh i kohëve të fundit janë pushimet jashtë vendit, por do t’i quaja të domosdoshme, sepse të japin energji dhe të çlodhin nga jeta dinamike që bëj.

- Ekziston përsosmëria në jetën tënde? - Patjetër që po… - Nëse do të ktheheshe vite pas, a do të ndryshoje diçka në aspektin profesional, apo personal?

- Po të ktheja dhjetë vjet mbrapa, do të ndryshoja shumë gjëra në jetën time… - Si për shembull? - Do të shkoja me herët në SHBA dhe të isha më afër muzikës dhe ëndrrave të çdo njeriu këtu…

- Planet e tua më të afërta?

- Plane dhe bashkëpun- ime kemi plot dhe do t’i publikojmë shumë shpejt. Do jenë pjesë e muzikës, shijes sime dhe kolegëve të mi.

- Një mesazh për ndjekësit e tu?

- Dua t’i përshëndes të gjithë fansat e mi që më ndjekin kudo dhe t‘u uroj vetëm shëndet dhe fat! Ju falënderoj!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.