Ja, me kë e ndan shtratin Zajmina!

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Fakti që nuk është po aq produktive në këngë sa më parë, nuk është aspak një tregues se Zajmina Vasjari bën edhe një jetë të varfër sociale. Shoqërimi i saj me koleget vijon njësoj si më parë. Dhe nëse shoqëria me disa prej tyre shkon deri te një kafe, një drekë në restorant apo një udhëtim në avion, me dikë tjetër duket se marrëdhëniet janë akoma më të ngushta. Ajo me Encën për shembull, shkon deri në... krevat. Po po, siç edhe është e dukshme në foton e postuar në Snapchat nga Zajmina, përveç pasionit për këngën dhe miqësisë së mirë, vajzat ndajnë me njëra-tjetrën edhe shtratin! Në fakt nuk tingëllon edhe aq e çuditshme kur mendon se një element tjetër që i bashkon dy vajzat, është natyra e tyre provokuese. Ajo që të surprizon është se që të dyja mbajnë veshur pizhama, çka e bën serioze çështjen, duke na bërë të mendojmë se vajzat nuk janë aty thjesht për një foto, por meqë ishin aty, bënë edhe një foto për t’ia treguar botës. Dhe tani, bota e di... me kë e ndan shtratin Zajmina!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.